Mësuesit shpërthejnë ndaj ministres së Arsimit: “Po na poshtëroni për vota”!

Mësuesit thonë se testi i procesit të kualifikimit 2025 nuk ka qenë i drejtë, dhe për këtë arsye e kanë të vështirë të dalin përpara nxënësve dhe të pranojnë një dështim që nuk reflekton realisht aftësitë e tyre. Ata kërkojnë nga Ministria e Arsimit që të mos e bëjë profesionin e tyre më të vështirë sesa është, por t’i trajtojë me respekt dhe dinjitet.

Në letrën e tyre drejtuar ministres, ndër të tjera thuhet:

“Jam akoma pjesë arsimit vetëm për një arsye, e dua punën që bëj, fëmijët më japin gëzim dhe motivim për të punuar. Tashmë kam shumë arsye për ta lënë punën, diskriminimi që na është bërë për rritjen e pagave, që në të vërtetë nuk ka ndodhur pasi nuk jemi llogaritur fare, sepse ne parashkollori pjesë e shkollave 9-të vjeçare, nuk na ka as ZVA-ja, as bashkia, pra jemi në mëshirë të fatit”.

Sipas tyre, kjo situatë është e qëllimshme dhe lidhet me zgjedhjet, duke i përdorur mësuesit si mjet për sigurimin e votave.

“Jemi 300 mësues që po përjetojmë këtë stres. Është absurde! Kërkojmë ndihmën tuaj! Ne jemi ata që ju kemi kapur dorën kur ishit të vegjël dhe ju dhamë dijet e para. Pse nuk na mbështesni? Sot kemi nevojë për ju! Po na poshtërojnë për vota!”.

Në lidhje me këtë ka reaguar Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Shqipërisë.

About Redaksia

Check Also

Makthi i urgjencës/ Alimehmeti: Të kthehemi tek shëndetësia funksionale dhe të ikim nga shëndetësia e fasadës

Deklarata e drejtuesit të departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti: Të nderuar qytetarë! Ditën …