Autoriteti i qeverisë ka rënë, duhani lejohet në të gjitha lokalet në ambjentet e brendshme

Autoriteti i qeverisë ka rënë përtokë vetëm pak javë para zgjedhjeve të 11 majit. Një nga ligjet simbol të kësaj qeverie të miratuara që në ditët e para të saj është simbol i rënioes së qeverisë. Sot ligji anti-duhan nuk respektohet më jo vetëm nga lokalet jashtë Tiranës, por edhe në lokalet pranë qendrës së Tiranës.

Deri pak muaj më parë pronrartë e lokaleve në Tiranë ishin më të kujdesshëm me lejimin e duhanit në ambjentet e brendshme, por sot është thuajse legale pirja e duhanit në këto ambjente. Askush nuk do t’ia dijë më për këtë qeveri, e cila ka humbur çdo autoritet tek qytetarët.

Ligji anti-duhan nisi të zbatohej në gusht të vitit 2014 ku jo vetëm qytetarët por edhe pronarët e lokaleve, kamerierët u ndërgjegjësuan dhe nuk lejonin konsumimin e duhanit në ambientet ku shërbenin.

Në ato rast ku konstatohen shkelje ligji e përcakton se ndëshkohet me gjobë jo vetëm administratori i subjektit por edhe qytetari që konsumon. Kjo vlen edhe për institucionet publike,madje pati edhe gjoba ndaj administratorëve të tyre.

Në 2019  u bënë ndryshime të tjera në ligj ku përcaktohet se në asnjë ambient të rrethuar qofte me xham apo plastmas nuk lejohet  konsumi i duhanit pasi konsiderohet ambient i mbyllur nëse më shumë 50 % e hapësirës është e rrethuar apo e mbuluar.

Ndërgjegjësimi por edhe ndëshkimi me gjobë i shkelësve bëri që ligji të zbatohej në mënyrë rigoroze për disa vite.

About Krye Redaktor

Check Also

Pse heshtet për të pandehurën Balluku?

Nga Adriana KALAJA Prej muajsh shoh një sulm të frikshëm, kryesisht mediatik, për të heshtur, …