Bardhi i përgjigjet Ballukut: PD do të heqë taksat e rritura gjatë 12 viteve nga qeveria e Ramës

Kreu i grupit parlamentar të PD dhe drejtues politik në Fier, Gazment Bardhi ka reaguar me një postim në facebook për premtimet e PD për uljen e çmimit të naftës. Ai ka replikuar edhe me zëvendësen e Ramës, Balluku e cila si zgjidhje ofroi ecjen në këmbë për shqiptarët.

Bardhi shkruan se, zgjidhja e Partisë Demokratike është tjetër: Heqjen nga çmimi i karburantit të taksave të rritura gjatë 12 viteve nga qeveria e Edi Ramës.

Reagimi

Zotimi ynë: Ulja e çmimit të karburantit!

Qeveria dhe Belinda Balluku kanë vetëm një zgjidhje për çmimin e lartë të karburantit në Shqipëri. “Mos përdorni makinën dhe ecni në këmbë” – është zgjidhja e tyre, sepse me makinë duhet të ecë vetëm Belinda dhe të ngjashmit e saj.

Zgjidhja e Partisë Demokratike është tjetër: Heqjen nga çmimi i karburantit të taksave të rritura gjatë 12 viteve nga qeveria e Edi Ramës. Duke zhveshur çmimin nga taksat e shtuara dhe të panevojshme, çmimi arrin të jetë i njëjtë me vendet e tjera të Rajonit, përfshirë Kosovën, Malin e Zi apo Maqedoninë.

Ulja e çmimit të karburantit reflekton ulje në të gjitha mallrat e konsumit të përditshëm për shkak të reduktimit të kostove të transportit. Ky është ZOTIMI YNË, për të lehtësuar sado pak jetën e qytetarëve.

Në 11 Maj, VOTO nr. 1 – “Koalicionin Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

 

About Redaksia

Check Also

LaCivita: Njihuni me Ramaduron! Autokrati i Europës, armik i Trumpizmit i trajnuar nga Sorosi

Ish-strategu i Trump dhe fushatës elektorale të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, Chris …