Berisha në Festën Kombëtare të Greqisë

Kryetari i PD, Sali Berisha postoi një mesazh dhe disa foto nga festa kombëtare e Republikës së Greqisë.

“Të nderuar miq,

Ishte një kënaqësi të merrja pjesë sonte në festën Kombëtare të Republikës së Greqisë, të dhënë nga ambasadorja e këtij vendi H.E. Mrs. Konstantina Kamitsi në Qendrën Kulturore Orthodokse në Tiranë.

Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore takuam miq e të ftuar, politikanë, deputetë, udhëheqësit më të lartë të Kishës Ortodokse, përfaqësues të njohur të minoritetit grek.

Në pritje takova dhe mikpritësen ambasadoren Kamitsi, të cilën e falenderova për ftesën dhe e urova për festën kombëtare”, shkruan Berisha.

About Redaksia

Check Also

Vrasja e prodhimit vendas/ 606,4 mijë tonë produkte ushqimore u importuan në 7 muaj

Zgjerimi i shpejtë i turizmit po krijon një treg gjithnjë e më të madh për …