Berisha: Rama ka ndërhyrë në mënyrë brutale në shkarkimet dhe emërimet në Bashki

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e Edi Ramës, i cili tha mëngjesin e sotëm se, nuk përfshihet në drejtimin e Bashkisë Tiranë. Berisha u shpreh se, Kryeministri ka ndërhyrë në mënyrë brutale në emërimet dhe shkarkimet në Bashki pas arrestimit të Erion Veliajt.

Ai theksoi se nënkryetarja e Bashkisë, Ina Goxhaj, të cilës iu delegua firma nga Veliaj, u dëbua nga institucioni vendor.

“Lidhur me pyetjen se kush qeveris bashkinë e Tiranës kjo është e faktuar, është një zonjë që quhet Anuela Ristani, e cila u shkarkuara nga kryetari në qeli i detyrës.

U emëruar një zonjë tjetër e cila u thirr dhe u kërcënua nga Edi Rama në mënyrën më pak dinjitoze, jo vetëm u kërcënua por u dëbua nga puna sepse Erion Veliaj i delegoi firmën si njeriu që i besonte për të kryer veprimet ne vend të kryetarit. Këto akte janë publike, është Rama ai që ka ndërhyrë në mënyrë brutale në shkarkimet dhe emërimet ne Bashkinë Tiranë. Ligji e ndalon në mënyrë kategorike.

Kryeministri nëse ka një mosaprovim ai mund ti adresohet gjykatës por jo të ndërmarr veprim ekzekutim ndaj tij”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

PD kërkon shkarkimin e Erion Veliajt: Të mblidhet urgjentisht këshilli bashkiak i Tiranës!

Ilir Alimehtmeti dhe Ilda Zhulali, dy anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës Partia Demokratike, kanë …