Gjithashtu, Mediu theksoi rëndësinë e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në Shqipëri, duke nënvizuar detyrimin e vendit si anëtar i NATO-s për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, të mbrojtura nga ndikimi i krimit dhe korrupsionit, blerja e votave dhe intimidimi i votuesve. Ai kritikoi përdorimin e administratës shtetërore për qëllime elektorale nga qeveria në pushtet.
Komiteti për Europën pritet të diskutojë sigurinë në Ballkan, rolin e NATO-s dhe standardet demokratike në rajon.
Postimi në Facebook
Washington DC: Kongresi Amerikan
Takimin me kryetarin e Komitetit për Europën Kongresmenin Keith Self, folëm mbi situatën e sigurisë në ballkan. Zhvillimet në Serbi, Bosnjë dhe Kosovë.
Zgjedhjet parlamentare në 11 Maj në Shqipëri dhe detyrimin e Shqipërisë si vend i NATO-s për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme jashtë influencës të krimit dhe korrupsionit, blerjes së votave dhe intimidimit të votuesve, përdorimit të administratës shtetërore për qëllime elektorale të qeverisë socialiste.
Komiteti për Europën do diskutojë për sigurinë në Ballkan dhe rolin e NATOs, por dhe standartet demokratike.
Gazeta RD