“Tifozat Kuq e Zi” protestë para FSHF: Mjaft më me pazaret e errëta!

Tifozat Kuq e Zi kanë protestuar para Federatës së Futbollit të Shqipërisë. Ata vendosën një pankartë me mbishkrimin “Djemtë e zgjedhur të Arbërisë, kundër pazareve në emër të Shqipnisë”.

Ishte mesazh kundër Evropianit të përbashkët Shqipëri – Serbi.

“Mjaft më me pazaret e errëta! Ju nuk përfaqësoni zërin e tifozëve, por interesat personale. Duam futboll të pastër, jo modern, duam transparencë. ‘Djemtë e zgjedhur të Arbërisë, kundër pazareve në emër të Shqipnisë’. Ju nuk jeni mbi flamurin, popullin dhe mbi ne. Zëri ynë nuk do të ‘shterojë’ kurrë kundrejt padrejtësive… Shqipëria kurrë nuk shitet!”, shkruan në postimin e tifo-grupit në përkrahje të Shqipërisë.

Në shenjë proteste, Tifozat Kuq e Zi, lëshuan të hënën stadiumin gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës 2026, Shqipëri – Andorrë.

Gjatë ndeshjes ndaj Andorrës, kishte thirrje në kor kundër presidentit të FSHF-së, Armand Duka.

Duka.

 

About Redaksia

Check Also

Donald Trump fali kampionin e dënuar të boksit pasi ndërhyri Sylvester Stallone

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka vlerësuar rolin që Sylvester Stallone ka luajtur në faljen …