Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të mërkurën se George Soros dhe miliarderë të tjerë liberalë mund të qëndrojnë pas financimit të sulmeve ndaj Tesla-s në Shtetet e Bashkuara.
“Unë besoj se është pjesë e saj, po, ka disa prej tyre që ishin të përfshirë në gjyqet kundër meje, që mendoj se janë ndoshta të përfshirë edhe me këtë. Dhe, ju e dini, Elon [Musk] ka bërë një punë shumë të mirë. Ai ka gjetur humbje të jashtëzakonshme, mashtrime dhe abuzime në nivele që nuk i keni parë kurrë,” tha Trump për Newsmax kur u pyet nëse ai besonte se Soros mund të ishte i përfshirë në sulmet ndaj bizneseve të Musk.
Të hënën, mediat amerikane raportuan, duke cituar policinë, se disa pajisje “ndezëse” u gjetën në një pike shitjeje të Tesla-s në qytetin e Austin në Teksas.
Pajisjet thuhet se janë hequr në mënyrë të sigurt nga policia pa asnjë incident.
Në javët e fundit, automjete të shumta Tesla janë shënjestruar në të paktën 13 shtete në të gjithë Shtetet e Bashkuara, sipas raporteve të mediave.