Berisha: Do të marrin fund taksat absurde në ndërtim! Biznesi duhet të reagojë fuqishëm kundër narko-euros

Kryetari i PD, Sali Berisha mori pjesë gjatë ditës së sotme në takimin konsultativ me temë: Berisha tha se, hartimi i një platforme për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, biznesi duhet të reagojë fuqishëm kundër narko-euros.

“Porti i Durrësit, mos e pyet. Porti i Durrësit ka vetëm një funksion, të mos kapet asnjë kg drogë.

E ka marrë Poja tani, e kishte ky Vengu, tani e administron në aparencë një drejtor, në fakt drejtori i vërtetë është kapobanda e Durrësit, Troplini.

E keni shumë të drejtë që kërkoni, sepse është një keqardhje e madhe për punonjësit e sektorit të turizmit. Ata shpërngulen nga të katër anët dhe ata ngelen. Shteti duhet të ndërhyjë, t’i mbështesë. Këtu duhet mbështetur turizmi, që bashkë me sipërmarrjen, këta punonjës të mbështeten.

Jam dakord plotësisht me vendosjen e bakshishit të pataksueshëm. Ai ekziston, po një gjë që ekziston, më mirë legjitimoje dhe quaje pjesë të shërbimit që ai bën dhe mos ia takso.

Do të kalojmë ligjin e sponsorizimeve, me të cilin biznesi do të ketë lirinë e mjaftueshme për të investuar për bamirësi, për të investuar për kulturë, sport dhe fushat që ai do të kontribuojë.

Unë po vij nga Napoli dhe një biznesmen shqiptar kishte sponsorizuar boksierin që kishte dalë kampion bote dhe më dhuroi dorezën e boksit me të cilën kishte hedhur nokaut kundërshtarin.

Detyrimisht që ky ligj do të kalojë shumë shpejt dhe do jetë ndër ligjet e para që do kalojmë.

Taksat e ndërtimit, këto janë absurde. Do marrin fund në këtë mënyrë. Le që nuk e kemi pasur këtë strehimin social.

Pra rikthehen tek nivelet më të ulëta absolutisht me një indeksi të asaj që ka qenë dhe jo 10 herë më e lartë se sa është sot.

Taksa e plehrave, taksa Rama. Pyesni policët, dilni tek Kthesa e Kamzës dhe polici detyrohet të nderojë kamionin, nuk le një kamion të kalojë.

Dheu është mall, dikush e heq, tjetri e blen sepse i duhet. Kurse ky tani do që t’ia dorëzosh të gjithë Edi Ramës dhe Erion Veliajt dhe ata e shesin dhe do shkosh ta blesh tek ata.

Ky është një nga aktet më korruptive. Por problemi është se meqenëse del emri i Edi Ramës aty, ata nuk e hetojnë.

Ju lutem, edhe ju u kërkoj që të ngrini zërin fuqishëm kundër narko-euros. Eksportet po vdesin në Shqipëri nga narko-eurot. Sepse ju jeni vetë biznesmenë, por nëse të ulet fitimi 30 përqind, çfarë të mbetet për të fituar pastaj?

Vetëm me euron, këta sipërmarrës gjobiten me 35 përqind dhe po falimentojnë njëri pas tjetrit. Ndaj dhe bie prodhimi dhe punësimi nga viti në vit.

Është e domsodoshme të ngremë zërin.

Është krijuar në Shqipëri narko-euro. Nuk ekziston në asnjë vend tjetër të Europës sepse nuk ka narko-shtet, vetëm Shqipëria është narko-shtet.

Ne do krijojmë bordin që do bëjë vlerësim dinamik dhe që do kompensojë çdo eksportues masën e dëmit që i vjen nga lëvizja  e kursit të këmbimit nga euro.

Taksa për pronat e pashitura. Dakord jam. Natyrisht që do gjejmë një mënyrë sepse siç e dini ka një ndërhyrje të fuqishme të narko-sektorit. Ndërhyrjen e bën më shumë në ndërtim ai.

Do gjejmë një mënyrë që ndërtuesi të mos ndërtojë dhe të presë vetë pa i shitur, por jam dakord që të mos trajtohen sikur janë shitur dhe po përdoren.

Tani, ju keni bërë një platformë shumë të mirë dhe kjo ishte platforma jonë.

Ne u garantoj që do pasqyrojmë plotësisht shqetësimet tuaja dhe i gjejmë shumë të arsyeshme dhe shumë të drejta.

Në këtë mënyrë ne shpresojmë t’i paraqesim biznesit shqiptar për të gjithë sektorët një platformë të Made in Albania, pasi Made in Albania është shtyllë kryesore e Shqipërisë Madhështore që duam të ndërtojmë.

Ne do investojmë dhe besojmë se Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme energjetike, sidomos tani me rënien e çmimeve të paneleve solare, Shqipëria mund ta nxjerrë prodhimin diellor prodhimin më kryesor, mjafton që të përkrahë biznesin dhe kompanitë privatë, por edhe qytetarët në instalimin e paneleve.

Po kështu ne mbetemi të vendosur shumë për shfrytëzimin e erës, ka një potencial shumë të madh eolik Shqipëria dhe ne do bëjmë gjithçka.

Ne kemi një nga gazsjellësit e mëdhenj të Europës.

Ne hapat e para që do bëjmë, gazifikimin e qyteteve dhe do shqyrtojmë akcizën e gazit siç e thatë.

Pra, një transformim i madh na pret përpara dhe gjithnjë ky partneritet është interesi më i mirë i qytetarëve”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kryeministri që na premton BE-në, por nuk na garanton as fileton e pulës

Edi Rama, i veshur me petkun e një lideri vizionar, ka ndezur motorrët e propagandës …