Eliona Kodra Shkreli
Kryetare e PD Shkodër
Dje kryeministri në detyrë deri me 12 Maj, Edi Rama, erdhi në vizitën e tij të radhës në Shkodër. Erdhi dhe iku pa thënë asgjë…..Ndërkohë që do duhej të shpaloste ndonjë program, në mungesë të vizionit, u mor me opozitën dhe kandidatët e Saj siç Ai bën gjithmonë kur e ka “punën pisk”!
Drejtuesi politik i Qarkut Shkodër, Benet Beci i cili e ka harruar postin e kryebashkiakut dhe shërbimin ndaj banorëve të Shkodrës, duke u vënë totalisht në shërbim të liderit të Tij si një ushtar model i bindur, detyroi punonjësit e Bashkisë që të ishin detyrimisht në takimet e kryeministrit, edhe brënda orarit zyrtar të punës ku kryeministri i Tij do zhvillonte takime të propagandës elektorale.
Përmes shefave të emëruar prej stafit të Tij të ngushtë, pjesa më e madhe e të cilëve nuk janë banorë të Qarkut Shkodër por janë transportuar nga Tirana, Beci i SPAK-ut urdhëroi çdo punonjës të ishte prezent në takime e inagurime përndryshe, mosprezenca, do i kushtonte vëndet e punës!
Siç ka bërë ortaku i Tij, Veliaj (i cili tashmë ndodhet pas hekurave) ashtu po bën dhe homologu i Tij Beci, i cili gjithashtu, me gjasa të pakundërshtueshme do i bashkohet shumë shpejt ‘idhullit’ të Tij edhe në qelinë e burgut!
Për të krijuar imazhin e ‘kallabllëkut’, një fasadë tashmë e dalë mode pasi Shkodra ka 12 vjet që e sheh, drejtuesi politik i Ramës kërcënon me vëndin e punës çdo punonjës që nuk denjon të ‘respektojë’ me prezencën e tij/saj takimin e rrenave të kryeministrit në detyrë të përkohshme!
Ky presion duhet të marrë fund, nuk mund të kërcënohen punonjësit me largim nga puna vetëm se nuk duan kryeministrin e Benetianit SPAK-ist! Këto janë metoda të “dala boje” sepse Shkodra dhe banorët e saj e dinë fort mirë se Edi Rama e ka lënë jashtë çdo vëmendje investimi dhe zhvillimi vetëm për faktin se nuk arriti kurrë t’a bëjë për vete, ndonëse përdori çdo makinacion, gënjeshtër e mashtrim për t’a kthyer tek e majta rilindase.
Shkodra dhe shkodranët nuk janë dorëzuar në kohë më të egra, nuk i janë nënshtruar as diktaturave e as diktatorëve, përkundrazi i kanë dhënë përgjigjen e duhur, në kohën e duhur sikurse do bëjnë sërish me 11 Maj!
Presioni Juaj, është fitorja jonë, fitorja e Partisë Demokratike, fitorja e listës model, fitorja e lirisë, fitorja e vlerave!
Me 11 Maj fiton Shkodra duke i kthyer ‘kusurin’ e merituar dyshes Rama-Beci dhe gjithë ushtrisë hajdute rilindase!
Shkodra voton Partinë Demokratike!
Shkodra voton numrin 1!
Fitorja fillon nga Shkodra✌️
Gazeta RD