Rama dështoi në mbylljen e TikTok-ut, tani bën si ekspert IT

Kryeministri Edi Rama e nisi rubrikën ‘Sy m’sy’ mëngjesin e sotëm duke bërë si ekspert IT pasi dështoi me mbyllen e TikTok-ut në vend.

Rama tha se procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar dhe u bëri thirrje qytetarëve që të mos përdorin VPN, pasi u rrezikohen të dhënat. dhe hackerat do bëjnë namin.

“Procedura për mbylljen e Tik Tok ka përfunduar për telefonat smart dhe nga ana tjetër, mënyra për t’ju shmangur bllokimit duke përdorur VPN falas është shumë e rrezikshme pasi dihet botërisht se hackerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit.

Kijeni parasysh këtë gjë dhe duroni pa TikTok për ca kohë deri kur të përfundojmë programin e përbashkët me kompaninë, e cila do të vijë së shpejti në Shqipëri dhe do të paraqesë planin për adoleshentët”, tha Rama./BN

About Redaksia

Check Also

Aeroporti i Vlorës/ Zhupa: “Mallkimi i flamingove” zuri aksionerët, “revolucioni i flamingove” do të zërë edhe qeverinë e korrupsionit

Deputetja e PD, Ina Zhupa, ka risjellë në vëmendje denoncimet e hershme për Aeroportin e …