Tabaku: Do të ndalojmë çdo investim strategjik abuziv, ne do të lejojmë një garë të hapur!

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, duke folur në tryezën e prezantimit të programit ekonomik të PD me shoqatat e biznesit, u shpreh se, rregullimi i TVSH do të kishte një rëndësi tejet të madhe për biznesin.

Tabaku tha se, nuk mundet që Shqipëria të shkojë në BE më 2027, siç po e trumbeton kryeministri Rama, pa qenë gati dhe biznesi.

Sipas Tabakut, biznesi duhet të jetë i përgatitur për standardet që ofron BE, ndaj këtë shtoi ligjvënësja demokrate po bën edhe PD përmes programit ekonomik: ‘Një plan për gatishmërinë e biznesit në BE’.

“Kishte 34 vite që s’ndodhte, rregullimi i TVSH do të ishte shumë i rëndësishëm për sektorin.  Së pari, ju e dëgjoni Ramën që thotë do shkojmë në BE më 2027, po si do shkojë biznesi në BE më 2027, sepse thotë do u jap pasaportën dhe biznesin e hedh në lumë?!

Ne kemi nisur një diskutim me biznesin për ta bërë gati biznesin për procesin e integrimit. Sot qeveria thotë se biznesi do shkojë me të mbathura në BE, pa investime, pa teknologji, pa standarde. Ndërkohë që ne, kemi gati planin për gatishmërinë e biznesit për në BE. Jo vetëm me investime, por edhe me politike pro biznesit.

Së dyti, në të gjithë botën, po ndodh një fazë e dytë e industrializimit. Po të shikoni Amerika, vendosjen e tarifave këtë ka. Edhe plani i PD me produktet ‘Made in Albania’ këtë ka, ngritjen e prodhimit dhe ndryshimit të modelit ekonomik që ne të nisim të prodhojmë. Sot, shitja, tregtia dhe prodhimi janë duke shteruar, pasi janë me financime të paligjshme parash. Dhe ndryshimi i modelit ekonomik, duke marrë parasysh sektorë që prodhojnë dhe që e nxjerrin Shqipërinë në tregje ndërkombëtare, do të jetë prioritet.

Ri-konceptimi i ligjit të investimeve strategjike. Sot ligji i investimeve strategjike merr kush shkon te dera e kryeministrit. Ne do të ndalojmë çdo investim strategjik abuziv dhe do të lejojmë një garë të hapur për investimet strategjike, ku prioritet të jenë investitorët e ndershëm”, tha Tabaku.

About Redaksia

Check Also

LaCivita: Njihuni me Ramaduron! Autokrati i Europës, armik i Trumpizmit i trajnuar nga Sorosi

Ish-strategu i Trump dhe fushatës elektorale të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, Chris …