CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Besmir Kola dhe banda e tokave në Pezë, Vaqarr e Ndroq “pengje” të Pastor Gogut

Pasi e zhvatën Pezën, Ndroqin dhe Vaqarrin si sulltanë të një kalifati korrupsioni; pasi u ndërtuan mbi djersën, mundin dhe pronën e të pambrojturve; pasi vodhën, shitën dhe ndanë mes tyre çdo metër katror që mund të shitej, tani janë kthyer në “pengje me kravatë” të partisë që i ushqeu, dhe që sot i përdor për të shpëtuar pastorin Toni Gogu nga disfata elektorale.

Kjo është fushata më e neveritshme që ka parë ndonjëherë periferia e Tiranës: një aleancë e pashpallur mes kriminelëve të tokës dhe një njeriu që ka kaluar nga Bibla te biznesi, nga predikimet e Zotit te predikimet në fletën e votimit.

Në Ndroq, Pezë e Vaqarr s’ka më administratë, s’ka shtet, ka fushatë. Ka militantë me ‘Rolex’ dhe ‘Moncler’, ndërtues pa leje që mbledhin vota, kriminelë me tufa lekësh që kërcënojnë banoret, dhe gjithçka për një emër: Toni Gogu.

Në Pezë, çdo gur i zhvendosur, çdo metër tokë i zhdukur nga hartat, çdo dokument i falsifikuar mban një firmë: Besmir Kola. Ish-administratori që trajtoi Pezën si ‘pronën e babës’, që i la banorët pa shtepi dhe veten me vila, sot bën të pafajshmin, por dosja e tij është gati për SPAK.

Pasuria e Besmir Kolës është karikaturë e arrogancës në pushtet: vilë me gardh të lartë, investime ne kulla, kamera sigurie, fuoristradë luksoze,bizhuteri me diamante, dyqane në periferi të Tiranës, prona të regjistruara në emra njerëzish të besuar. vëllai i tij, Ervin Kola zyrtarisht hiqet’ si tregtar dyshekësh, por sot është kthyer në makinë fushate. Shkon derë më derë, në Pezë dhe në diasporë, shpërndan premtime, para dhe presion, vetëm që të mbushë votat për Toni Gogun.

Image

Tani që SPAK po e ndjek nga afër, Besmir Kola nuk ka më kohë të fshehë gjurmët. Prandaj është hedhur në fushatë si i cmendur, duke rendur derë më derë, lagje më lagje, edhe në diasporë, për të mbledhur vota për Toni Gogun. Jo nga bindja, por nga tmerri.

Në Vaqar s’ka më pyetje kush komandon. Komandon Gentian Myrta, ish-administratori që përvetësoi qindra hektarë në Prush, Sharrë, Vishnje, Arbanë… e ndërtoi godinë me mur 500 mijë eurosh. Toka, tendera, leje ndërtimi, gjithçka në dorë të një njeriu.

Gentian Myrtaj ka shitur e blerë pasuri në emër të familjarëve. Dhe, për të fshehur pasuritë e paligjshme, ka përdorur edhe kunatin, i cili sipas burimeve të Pamfletit, eshte nje trafikant droge i denuar ne Itali, i cili para 1 viti u thirr ne SPAK.

Në terren është edhe vëllai i tij, Klodian Myrta, kryetar i Partisë Socialiste në Vaqarr, që bashkë me Gentianin, po udhëheqin një fushatë presioni dhe blerje votash për Toni Gogun. Të dy janë kthyer në “truproja politike” të pastorit.

Sot nuk ka më asnjë dyshim: Besmir Kola, Gentian Myrta dhe gjithë klani i tyre janë futur kokë e këmbë në fushatë, jo për fitore politike, por për mbijetesë penale. Janë thjesht pengje të partisë që i krijoi, dhe shërbëtorë të përulur të një pastori, që ka ndërruar predikimin me pazarin.

E gjithë kjo makineri kriminale është hedhur në lëvizje për të siguruar që Toni Gogu të mos bjerë, sepse nëse bie ai, bie mbrojtja politike.

Në Pezë, Vaqarr e Ndroq, nuk bëhet më fushatë për njerëzit, por për pasuritë e fshehura. Çdo votë që mblidhet, është një përpjekje për të shpëtuar vilat, tokat, bizneset e ngritura mbi gjakun e fshatarëve dhe dhunën ndaj ligjit. Por koha e llogarive po vjen. SPAK ka dosje, ka emra, ka prona të identifikuara, dhe së shpejti do të ketë dhe njerëz me pranga./ Oranews/

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i fortë i Papa Leone: Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin e padrejtë të urisë si armë lufte

Mesazhi i fortë i Papa Lone XIV në rrjetet sociale Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin …