Çfarë është “DPI” e blerë nga qeveria që do të përdoret kundër mediave kritike ndaj Ramës dhe opozitës

Disa media të ndryshme raportuan të enjten se qeveria shqiptare kishte blerë një teknologji të avancuar për ta përdorur atë për mbylljen e TikTok, sipas vendimit të marrë nga kryeministri Edi Rama.

Bëhet fjalë për Deep Packet Inspection (DPI).

Raportimet u shoqëruan me shqetësime se nëpërmjet kësaj teknologjie qeveria mund të godasë mediat online kritike me të dhe të monitorojë edhe komunikimet elektronike të aplikacioneve të ndryshme.

Por çfarë është Deep Packet Inspection? DPI është një teknologji që analizon përmbajtjen e paketave të të dhënave që kalojnë nëpër një rrjetin e internetit. Ndryshe nga teknikat e zakonshme të filtrimit të paketave, të cilat shikojnë vetëm adresën e burimit nga vjen informacioni dhe të destinacionit të tij, DPI futet thellë brenda paketave dhe arrin të analizojëpërmbajtjen e tyre.

Kjo lloj teknologjie e avancuar përdoret për filtrimin e trafikut të rrezikshëm, si viruset, për t’u dhënë prioritet aplikacioneve të ndryshme dhe më shqetësuesja është fakti që DPI përdoret edhe për censurë dhe survejim, pasi arrin tëmonitorjë dhe filtrojë komunikimet në internet.

Pikërisht mundësia e përdorimit për censurë e survejim ka ngritur shqetësime në Shqipëri, për shkak se, sipas specialistëve të komunikimeve elektronike dhe IT-ve, kjo teknologji mund të ndikojë drejtpërdrejt në kufizimin e lirisë sëmedias.

SI PËRDORET DPI PËR CENSURË DHE SURVEJIM?

Qeveritë dhe ISP-të (Internet Service Providers) mund ta përdorin DPI për të bllokuar faqe dhe shërbime të ndryshme interneti. Aktualisht qeveria shqiptare po e përdor për të mbyllur aplikacionin TikTok nga çdo furnizues internet (Internet Service Provider). Në Kinë, qeveria komuniste e përdor DPI për të bllokuar Google, Facebook, Instagram e të tjera faqe dhe aplikacione që shkojnë kundër politikave të saj apo u japin zë kritikëve. Irani dhe Rusia e përdorin për të mbyllur faqet të ndryshme të lajmeve.

Teknologjiia DPI mund të zbulojë nëse një informacion vjen nga Whatsapp, Signal, Skype, Zoom, Messenger, Youtube etj dhe mund ta bllokojë atë.

POR A MUND T’I LEXOJË QEVERIA MESAZHET NË WHATSAPP, SIGNAL, E-MAIL, MESSENGER E INSTAGRAM?

Kjo temë është akoma më shqetësuese. Nëse komunikimet nuk janë të koduara, DPI mund të lexojë të gjitha komunikimet, si ato në e-mail.

Aplikacionet WhatsApp, Signal, Facebook Messenger dhe Instagram përdorin mesazhe me “encryption end-to-end”. Kjo do të thotë se përmbajtja e mesazheve që këmbehen mes përdoruesve është e fshehur dhe DPI nuk mund t’i lexojë ato.Ndërsa e-mailet, DPI mund t’i lexojë të gjitha pa përjashtim.

Por kujdes! DPI mund të zbulojë të dhëna të tjera nëpërmjet këtyre aplikacioneve.

Nëpërmjet DPI qeveria mund të zbulojë se çfarë aplikacioni për komunikim përdor një individ. Nuk mund t’i lexojëbisedat e enkriptuara, por mund të zbulojë me cilët individë të tjerë komunikon dhe ta ndalojë komunikimin në Whatsapp, Signal etj.

RREZIKU PËR MEDIAT ONLINE,  GAZETARËT, POLITIKANËT, BIZNESMENËT DHE ZËRAT KRITIKË

Ekspertë të ndryshëm të IT, nga Shqipëria dhe Kosova, të kontaktuar nga Zoom.al ngrenë alarmin se, nëse qeveria shqiptare ka blerë një sistem Deep Packet Inspection, atëherë ekziston një rrezik serioz për portalet kritike, gazetarët, politikanët, biznesmenët apo aktivistët e qytetarët që janë kritikë me qeverinë. Shembujt janë vendet ku DPI është përdorur për censure, survejim dhe kontroll të informacionit, si Irani, Rusia, Turqia apo Kina.

Nëpërmjet DPI, qeveria mund t’i bllokojë faqet e pavarura të informacionit. Ajo mund të identifikojë se sa trafik ka një media online, ta bllokojë atë nga rrjeti i operatorëve shqiptarë, të bllokojë aksesin e saj në servera dhe të ngadalësojë në mënyrë të fshehtë performancën e çdo media online të pavarur.

Pra, në vend që ta bllokojë një media, qeveria mund ta përdorë DPI për ta bërë një media online shumë të ngadaltë, duke e bërë të papërdorshëm dhe duke evituar që të marrë kosto të drejpërdrejtë dhe duke evituar ndonjë skandal të mundshëm. Zoom.al ka qenë prej më shumë se 1 jave pjesë e një sulmi për të ndadalësuar performanën, por ekspertët tanë nuk kanë ende të dhëna nëse ky sulm është kryer apo jo nëpërmjet teknologjisë DPI.

DPI, – thonë ekspertët e IT për Zoom.al, mund të zbulojë dhe të bllokojë edhe VPN-të që qytetarë, gazetarë e persona të tjerë mund të përdorin për të shmangur censurën. Kjo po ndodh aktualisht me aplikacionin TikTok në Shqipëri.

Një tjetë fakt shqetësues përsa i përket lirisë së medias, është se nëpërmjet DPI qeveria mund të arrijë të zbulojë burimet brenda saj që flasin me gazetarët kritikë dhe mund t’i “godasë” ata në forma të ndryshme. Po ashtu, qeveria mund të zbulojë edhe për secilin person që dëshiron se me kë komunikon. Nëse një gazetar flet shpesh me një burim brenda qeverisë ose një politikan të opozitës, DPI mund ta zbulojë këtë marrëdhënie dhe qeveria mund ta përdorë për forma tëndryshme presioni.

Kjo vlen edhe për Whatsapp apo Signal. DPI mund të zbulojë se kur dhe me cilat adresa IP përdoren këto aplikacione.

Nëse një politikan i opozitës përdor një faqe të caktuar për të shkëmbyer informacione të ndjeshme, përfshirë platforma tëfshehta komunikimi, DPI mund ta zbulojë dhe ta bllokojë gjithashtu.

Rreziku vlen edhe për biznesin. Nëse një kompani apo biznesmen komunikon informacione sensitive, qeveria mund t’i zbulkojë nëpërmjet DPI dhe t’i përdorë ata sipas interesit, duke vënë në rrezik privatësinë dhe konkurrencën.

Thënë thjesht, me një qeveri që ngriti një rrjet të tërë patronazhistësh për të monitoruar qytetarët e kundështarët, me njëkryeministër që kërcënonte një njeri të botës së krimit publikisht duke i thënë “ta dimë targën e makinës” dhe më pas ky personazh u zhduk, përdorimi i DPI për të goditur mediat kritike dhe çdo kundërshtar tjetër nuk është apak i pamundur.

Tani, për komunikimet sensitive çdokusht do të duhet të rikthehet në “epokën e gurit”. Përndryshe qeveria e Edi Ramës mund të zbulojë fare lehtë se kush bën çfarë, si brenda radhëve të mazhorancës ashtu edhe mes kundërshtarëve e kritikëve.

About Krye Redaktor

Check Also

Merret vendimi për Olta Xhaçkën

Gjykata e Posaçme ka pranuar ankimin e bërë nga eurodeputeti Fredi Beleri, duke urdhëruar SPAK …