Nga Agim XHAFKA
Së pari, do të fitoj ekrane mediash pa fund që më në fund nuk do na e nxjerrin këtë njeri bluzëzi që tjerr ‘non stop’ veç zi e zi.
Pa shaka, në se humb Rama do të fitojmë shumë.
Që më 12 maj e tutje psh; karburantin do e blemë shumë më lirë.
Edhe energjinë elektrike.
Edhe rroga minimale do të rritet e për pasojë të gjitha rrogat varg.
Do paguajmë më pak taksa. Psh ato lokale do të fshihen nga faturat që na vijnë.
Pensionistët do të marrin e pakta 20% më shumë si fillim dhe çdo 6 muaj rimbursim 350 euro për blerjet e përditshme.
Shitja e pasurisë nga 15% do të tatohet 2%. Monopolet do jenë histori e shkuar.
Tregu do marrë ajër e çmimet do ulen. Bujqësia do të nxitet me subvencionet që Rilindja i çoi te miqtë e vet jo te fermeri.
Rrugët si qëmoti, histori suksesi. Do nisin me vrull e ashtu si “Rruga e Kombit” që u bë për 2 vjet do të mbarojnë të nisurat që hanë miliarda e s’mbyllen dhe të rejat që hap e mbyll sytë do të inaugurohen.
Shpenzimet për arsim e shëndetësi do të dyfishohen dhe rrogat e mjekëve e mësuesve gjithashtu.
Ku do gjendet ky buxhet? Te ata që e kanë vjedhur do të merret, te ekonomia e gjallëruar do të burojë. E kryesorja, Berisha e mban fjalën, premtimin. Nuk gënjen njerëzit me dajre, me timon, me buf në dorë.
Po në se fiton Rama ç’humbas unë?
Humbas atdheun së pari se do të iki me vrap. Humbas miqtë dhe farefisin që do të shpërndahen nëpër glob. Dhe ndoshta atje ku jam do të hap tv e do më dalë prapë ky bluzëziu që do të lexojë hartime mbushur me zi e të vjella.
11 maji është rebus i thjeshtë. Në dorë kam lapsin, fletën e votimit dhe pa menduar fare votoj nr 1. Se për 12 vjet veç u mashtrova. U mashtrova hapur, me zgërdheshje.
U mashtrova nga një njeri që nxjerr nga goja veç zi dhe zi. Ta largojmë se na u përzi…