Këlliçi: Edi Rama kryen krim zgjedhor, ku është Task Forca e SPAK?

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, ka reaguar pas denoncimit të bërë nga Syri.net, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për kryerjen e një krimi zgjedhor. Në një postim në Facebook, Këlliçi theksoi se, nën peshën e korrupsionit të shfrenuar qeveritar, Rama po përdor gjithë pushtetin e tij për të abuzuar dhe realizuar aktivitete të paligjshme gjatë periudhës zgjedhore.

Duke ngritur një pyetje për SPAK-un, Këlliçi shtoi se nuk është parë ende asnjë reagim apo veprim nga Task Forca për krimet zgjedhore, duke i bërë thirrje autoriteteve të veprojnë në përputhje me ligjin.

Postimi 

Edi Rama kryen krim zgjedhor!

Nën peshën e rëndë të korrupsionit të shfrenuar qeveritar, kreu i organizatës vazhdon të përdorë gjithë pushtetin e tij, duke abuzuar dhe kryer krim zgjedhor, pa u shqetësuar aspak!

Media greke “Zarpanews” konstaton se ambasada e Shqipërisë në Greqi ka kryer pagesën e një salle, në të cilën Edi Rama zhvillon takim elektoral.

Kjo është skandaloze, dhe jo vetëm pse ndodh kaq haptaz, por akoma më shumë…

Është krim zgjedhor, dhe si i tillë duhet dënuar!!!

Task Forcën e SPAK për krimet zgjedhore e ka parë njeri ku është?!

About Redaksia

Check Also

Malaj: Me Ramën më ndau babëzia e tij për pushtet të përjetshëm

Postimi i Arben Malajt Para 2005 na bashkonte Sheqerja, shitsja e urte dhe embel e …