Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu po zhvillon takime të shumta në Uashington, SHBA. Këto takime i ka bërë publike vetë Mediu, duke i shoqëruar dhe me foto.
Postimi
Me Kongresmenin Robert Aderholt jemi miq familjar prej 18 vitesh, ai është një nga Kongresmenët që ka vizituar më shumë Shqipërinë dhe ka mbështetur fushatën e Partisë Republikane Shqiptare, dhe ka qenë mbështetja kryesore në Kongres bashkë me Eliot Engel për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, gjatë kohës kur kisha detyrën e Ministrit të Mbrojtjes.
Ai është bashkëkryetar i grupit për Shqipërinë në Kongresin Amerikan.
Kongresmeni Aderholt është mik i shumë shqiptarëve ai ka qenë gjithmonë një derë e hapur për politikanë dhe qeveritarë shqiptarë në mbrojtje të interesave tona kombëtare.
Jam më shumë se i nderuar që do të jem mysafir në shtëpinë e tij në Alabama në fundjavë’, shkruan Mediu në një postim të tij.
Më pas, Mediu ka publikuar edhe takimin me kongresmenin Joe Ëilson, që siç shkruan, është anëtar të Asamblesë Parlamentare të OSBE.
‘Si çdo të enjte kur jam në DC, jam mysafir mes kongresmenësh që mblidhen çdo javë për të diskutuar mbi besimin, Zotin dhe familjen, jetën e tyre private jashtë ndarjeve politike, Republikanë e Demokratë me të cilët jemi miq prej shumë vitesh. Miq që kanë ndihmuar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.
Kënaqësi të isha me bashkëkryetarin e Komisionit të Sigurisë dhe bashkëpunimit me Europën Kongresmenin Joe Wilson, me të cilin po ashtu jemi anëtar të Asamblesë Parlamentare të OSBE.
Sot ai më dha një foto nga takimi ynë i fundit në Vjenë me vlerësimin për bashkëpunimin dhe miqësinë tonë:
Kong Joe Wilson gjatë takimit të OSBE në Vjenë theksoj se Shqipëria si vend i NATO-s ka detyrimin të zhvilloj zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Sot në Kongres diskutuam për zgjedhjet e 11 Majit të cilat Kongresi, do ti ndjek me vëmendje për të mos lejuar manipulimin nga qeveria dhe korrupsioni si dhe përdorimin e grupeve kriminale nga pushteti për blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve’, shkruan kryetari i PR-së, Fatmir Mediu në postimin e tij në Instagram.