Malaj tregon bisedën me deputetin socialist: Në PS ka filluar ‘lufta’ mes klaneve

Ish-ministri i Financave dhe deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, ka analizuar situatën politike dhe luftën e  brendshme mes klaneve të PS-së në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Malaj tha se në PS po shikohet një përplasje e pashmangshme mes klaneve të ndryshme, duke i bërë thirrje partisë të reflektojë mbi listat e mbyllura të kandidatëve.

Ata që janë në listat e mbyllura të PS janë anëtarë të qeverisë pa kontribute politike. Këto janë zgjedhje të Ramës,” deklaroi ai.

Ish-ministri theksoi se marrja e një mandati politik pa një njohuri të mirë për partinë nuk është e shëndetshme. Ai citoi një koleg deputet të PS-së, i cili i kishte thënë se pritej të ndodhte një luftë grupesh brenda partisë.

Ata që janë në listën e sigurt kanë filluar që, pasi janë siguruar vetë, të sulmojnë mbështetjen e të vjetërve,” tha Malaj në News 24.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Në kushtet e një parlamenti që bllokon tërësisht hapësirën e opozitës, qytetarët do thonë fjalën e tyre!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh jashtë sallës së parlamentit se pseudo-mazhoranca ka …