Malaj tregon bisedën me deputetin socialist: Në PS ka filluar ‘lufta’ mes klaneve

Ish-ministri i Financave dhe deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, ka analizuar situatën politike dhe luftën e  brendshme mes klaneve të PS-së në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Malaj tha se në PS po shikohet një përplasje e pashmangshme mes klaneve të ndryshme, duke i bërë thirrje partisë të reflektojë mbi listat e mbyllura të kandidatëve.

“Ata që janë në listat e mbyllura të PS janë anëtarë të qeverisë pa kontribute politike. Këto janë zgjedhje të Ramës,” deklaroi ai.

Ish-ministri theksoi se marrja e një mandati politik pa një njohuri të mirë për partinë nuk është e shëndetshme. Ai citoi një koleg deputet të PS-së, i cili i kishte thënë se pritej të ndodhte një luftë grupesh brenda partisë.

“Ata që janë në listën e sigurt kanë filluar që, pasi janë siguruar vetë, të sulmojnë mbështetjen e të vjetërve,” tha Malaj në News 24.

About Redaksia

Check Also

Emiri: Edi Rama po godet të drejtat dhe memorien e artit shqiptar! PD e ka gati programin për Artin dhe Kulturën

Deklarata e kryetares së Këshillit Kombëtar të PD, Julinda Emiri: Projektligji ‘Për trajtimin financiar të …