CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Tabaku: Industria fason në krizë nga politikat anti-biznes të qeverisë!

Kandidatja e PD, Jorida Tabaku, zhvilloi sot një takim me drejtues dhe punonjës të një fasonerie, ku u diskutuan sfidat që po përballet industria prodhuese në vend, veçanërisht sektori i fasonit, një ndër më të rëndësishmit për eksportet shqiptare.

Tabaku thotë se, industria fason është burim të ardhurash për mbi 70 mijë familje shqiptare. Ajo përfaqëson modelin e punës dhe të eksporteve ‘Made in Albania’, por sot po goditet rëndë nga politikat fiskale të qeverisë socialiste.

Postimi

Made in Albania po zëvendësohet nga Made in Beton!
Sot isha në një fasoneri, ku bisedova me drejtues dhe punonjës për sfidat që po kalon kjo industri. Mbi 70 mijë familje shqiptare mbështeten te prodhimi fason, një industri kampione në eksport që po mbytet nga politikat anti-biznes të kësaj qeverie.
[📉] Më shumë taksa.
[📉] Më pak të ardhura për biznesin.
[📉] Rroga më të ulëta për punëtorët.
Të gjitha si pasojë e një ekonomie që favorizon pastrimin e parave në vend të punës së ndershme. Leku zhvlerësohet jo nga rritja e eksporteve, por nga fuqia e betonit dhe koncesioneve klienteliste.
[❌] Punëtorët taksohen më shumë.
[❌] Bizneset prodhuese po përballen me kosto më të larta.
[❌] Vendet e punës janë në rrezik.
Sot çdo shqiptar e ndjen që është më keq se dje! Me më shumë taksa, më pak të ardhura dhe çmime që rriten çdo ditë!
[✅] Voto Partia Demokratike
[✅] Voto Jorida Tabaku

About Redaksia

Check Also

Premtimi i Berishës që shpëton Krujën: Brenda mandatit të parë rruga që lidh Krujën me Tiranën

Qytetar: Ne si qytetarë të Krujës duam diçka për Krujën personalisht, çfarë do të bëhet sepse …