Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij në Konferencën Ndërkombëtare me temë ‘Fuqia e Grave në Politikë’, theksoi rëndësinë e rolit të grave në luftën kundër regjimit të aktualshëm dhe vlerësoi zonjat e pranishme si luftëtare të pamposhtura që kanë luajtur një rol të jashtëzakonshëm në betejën për liritë dhe të drejtat themelore.
Berisha kujtoi se, në vitet 1990-1992, kishte një angazhim real për mbrojtjen e lirisë dhe të drejtave në Europë, duke pasur gjithashtu një interes të madh për Shqipërinë.
Berisha: Në rast se në vitet 1990-1992, siç e theksoi e nderuara Doris Pack, në Europë kishte një interes real për liritë dhe të drejtat themelore, organizoheshin konferenca, flitej në mënyrë të vazhdueshme, sot nuk flitet shumë për liritë dhe të drejtat themelore të një kombi që vuan një narkodiktaturë.
Sot, rastet konkrete mbyllen me një formulë bizare, nuk komentojmë për raste konkrete.
Pra, i theksova këto momente, sepse këto janë gjëra tashmë të njohura.
Por këto zonja të shihni këtu janë luftëtare të pamposhtura kundër këtij regjimi dhe kanë një meritë të jashtëzakonshme.
Në momentet më të vështira këto nuk kanë ngurruar që të dalin ballë për ballë.
E theksova për të shprehur mirënjohjen ndaj jush sepse nuk ka qenë kjo situatë në presidencën tuaj dhe fakti që zgjodhët Shqipërinë për të organizuar këtë ngjarje, është një mbështetje shumë e madhe për ne.
Unë do doja të thoja disa fjalë të tjera, por u kërkoj mirëkuptimin tuaj, sepse sot në Shqipëri kurorëzohet udhëheqësi i Kishës Ortodokse dhe kjo është një ngjarje e madhe për kombin, pasi paraardhësi i tij shkoi në amshim.
Dhe më duhet të jem i pranishëm në ceremoninë e kurorëzimit të kryepeshkopit, ndaj dhe u kërkoj ndjesë dhe dua të largohem.
U falënderoj shumë për praninë!