Makthi i urgjencës/ Alimehmeti: Të kthehemi tek shëndetësia funksionale dhe të ikim nga shëndetësia e fasadës

Deklarata e drejtuesit të departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti:

Të nderuar qytetarë!

Ditën e djeshme, gazetarët kurajozë të emisionit ‘Piranjat’ ekspozuan gjendjen e mjerueshme me të cilën përballen pacientët që kanë urgjenca mjekësore.

Ndërkohë që Kryeministri e deklaroi sot ne shpalljen e programit si krenari të reformave në shëndetësi, pacientët në urgjencë përballen me kapacitete të kufizuara ambientesh, kapacitete të kufizuara pajisjesh dhe kapacitete të kufizuara personeli shëndetësor. Dhe çfarë pamë?

Mungesë shtretërish në urgjencë dhe pacientët shtrohen nëpër korridore ku kalon kushdo, pa asnjë privatësi dhe pa asnjë kujdes të dinjitetit të pacientit, sepse nuk ka vende nëpër pavione.

Mungesë personeli shëndetësor ku, ata pak mjekë që janë, punojnë 16 deri në 24 orë në ditë, duke shkaktuar edhe rënie të cilësisë së shërbimit për shkak të lodhjes së pashmangshme fizike.

Mungesë aparaturash me vetëm një EKG prej tre muajsh në të gjithë urgjencën e QSUT, siç deklarohet nga stafi, ndërkohë që të tjerat janë prishur dhe nuk rregullohen sepse ‘nuk ka lekë’ dhe ‘drejtoria nuk paguan lekët’. Edhe nga dy skanerat e urgjencës ‘ka mbetur vetëm një… u prish tjetri’ shprehen ata.

Ta kemi të qartë! Siç shprehet vetë Rama, ‘nuk janë individët që korruptojnë sistemin, por sistemi që korrupton individët’, dhe sistemi është krijuar nga vetë Rama.

Urgjenca e QSUT pret qindra deri në mijëra raste në ditë për shkak se centralizimi i sistemit shëndetësor detyron që të gjithë të sëmurët të drejtohen vetëm në QSUT dhe pajisjet amortizohen me shpejtësi dhe nuk zëvendësohen, shtretërit nëpër pavione nuk janë të mjaftueshëm dhe nuk shtohen, ndërkohë që Kryeministri premton vetëm ndërtim hoteli dhe parking brenda në QSUT.

Ky është rezultati i ‘Shëndetësisë falas’ miq!

Dhe në fakt, vetë personeli këshillon të kthehemi te shembulli i Urgjencës së ashtuquajtur ‘të vjetër’ që e vlerësojnë si shembull funksional, ku shtretërit të ishin të ndarë dhe të veçuar nga njëri-tjetri për të krijuar privatësinë dhe përshtatshmërinë e shërbimit shëndetësor që garantohej më parë.

Modeli i propagandës fshehëse të Kryeministrit nuk i jep dot zgjidhje reale shërbimit shëndetësor!

Zgjidhja jepet vetëm nga programi i Partisë Demokratike për shëndetësinë, i cili bazohet në, financimin e duhur të sektorit shëndetësor, decentralizimin e shërbimeve shëndetësore, dhe shtimin e numrit të mjekëve dhe dyfishimin e rrogave të mjekëve dhe infermierëve.

Ne fokusohemi drejt modeleve funksionale të shëndetësisë!

Ne do ta kthejmë Shëndetësinë Dinjitoze

Ne do te kthejmë respektin për pacientin, për individin, për shqiptarin!

About Redaksia

Check Also

Gruaja e kapobandës së Shijakut merr leje për pallat 18 katësh në Durrës

Një nga kapobandat e Shijakut, Altin Hajri, është në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër …