Tabaku kundër Bashës dhe Alibeajt: Kush nuk bashkohet i shërben Edi Ramës…

Jorida Tabaku ka komentuar vendimin e Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt për të dalë me dy parti të reja në këto zgjedhje parlamentare.

Deputetja demokrate teksa shpjegoi se kushdo që nuk i bashkohet opozitës i shërben mazhorancës, shprehu edhe njëherë qëndrimin e saj se opozita duhet të ketë një model të sajin dhe jo një kopje të Ramës.

“Keqardhje që dy kolegët kanë krijuar dy parti të reja. E keqja është se nuk shohin dot të ardhmen. Kushdo që nuk i bashkohet opozitës i shërben mazhorancës. Kushdo që i shkon Ramës nga pas me tallavanë e tij, po tërheq vëmendjen nga korrupsioni. Ne njerëzve duhet t’u tregojmë një model tonin dhe jo një kopje të Ramës”, tha Tabaku në A2 CNN.

About Redaksia

Check Also

Spastrim politik/ Garo: Carlo Bolino me urdhër të Edi Ramës shkarkon nga puna gazetarin Ilir Babaramo pse kritikoi qeverinë

DEKLARATË PËR MEDIA ZËDHËNËSJA E PD, FLORIANA GARO Edi Rama, nëpërmjet mashës së tij mediatike …