Berisha: Propozimi ynë 3 euro për 1 mijë pulla fiskale vjen nga BE! Ta dijë mirë edhe kompania që interesohet

Kreu i opozitës, Sali Berisha ka sqaruar se propozimi i tij për çmimin e pullave fiskale, 3 euro për 1 mijë pulla, është bazuar në çmimet e Bashkimit Europian dhe nuk është një shpikje e Partisë Demokratike.

Ai theksoi se pullat fiskale që përdoren aktualisht, të prodhuara nga një kompani zvicerane, janë pulla ‘smart’ që mund të zbulojnë çdo kontrabandë dhe ofrojnë siguri të lartë.

“Po e ndjek me interes.

Pullat fiskale të kompanisë zvicerane kanë qenë pulla smart dhe ato nuk lejonin me detektorë ato zbulonin çdo kontrabandë.

Kanë qenë pulla me kod, pulla smart.

Këta, për t’i hapur dyert në të katër anët e kontrabandës, e morën dhe ia dhanë printimin e tyre, ndërmarrjes së prodhimit të letrave me vlerë, duke hequr çdo garanci që kishin.

Po e ndjek këtë. Kam dijeni që po tentohet të rikthehet me një emër tjetër, por ne po e ndjekim, jemi në dijeni të këtyre zhvillimeve.

Sidoqoftë unë shpalla çmimet dhe çmimet nuk ndryshojnë.

Pse ato çmime? Ato janë çmime të BE. 3 euro për 1 mijë pulla janë çmime të BE, nuk i kemi shpikur.

Ne do zbatojmë çmimet e BE, ta dijë edhe ajo kompania që interesohet, ne do zbatojmë këto çmime”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali i qumështit me alfatoksinë/ Muçollari: Qeveria Rama prej 12 vitesh nuk ofron asnjë siguri për ushqimet e përditshme

Deklarata e anëtarit të kryesisë, dhe kandidatit për deputet të PD, Grigels Muçollari: Ndërkohë që …