Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi se premtimet e tij do të hyjnë në fuqi gjatë tre muajve të parë të qeverisjes së PD. Ai akuzoi qeverinë e Edi Ramës se ka frenuar rritjen e rrogave, duke e bërë këtë një pengesë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Berisha tha se, rrogat e ulëta janë një kriter thelbësor që ndalon avancimin e vendit drejt BE-së. Ai theksoi se PD ka pasur një trend rritjeje të rrogave që është mbështetur dhe miratuar nga miqtë e Shqipërisë jashtë vendit.
“Ky premtim hyn në fuqi tre muajt e parë të qeverisjes së PD.
Ai kopjoi, por unë këtu ua kam thënë, Shqipëria me këto rroga nuk pranohet në BE.
Rrogat janë një kriter shumë qenësor, i pashpallur. Dhe ky e frenoi rritjen e rrogave.
Ne me trendin e rritjes së rrogave po plotësonim këtë kriter, dhe miqtë e mi në Komision dhe jashtë, e kishin pëlqyer këtë.
Se kjo është një pengesë, sikur të mos kesh asgjë tjetër, po i panë rrogat kaq të ulëta, thonë le se do vijnë të gjithë tek ne.
Pra, hyn në fuqi tre muajt e parë të qeverisjes së PD.
Pyeteni Ramën, a nuk the në tetor që ky është shkatërrimi, është fundi, është apokalipsi.
Jo, nuk del me gazetarët”, tha Berisha.