CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

Berisha: Të rinjtë pjesë substanciale e qeverisjes tonë! Do të rikthejmë TikTok-un e censuruar nga Edi Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë dje në një tryezë diskutimi me temën “Riktheni të rinjtë shqiptarë përsëri në atdhe”, të organizuar nga Departamenti Brain Gain në bashkëpunim me Lidhjen Demokratike të Gruas (LDG) dhe Forumin Rinor të Partisë Demokratike (FRPD).

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se të rinjtë do të jenë në qendër të fushatës zgjedhore të PD-së.  ‘Tani ne jemi në fushatë zgjedhore dhe kam folur me drejtuesit, dhe e kuptojmë se fytyra e fushatës tonë, të jetë fytyra juaj, shëmbëlltyra e fushatës tonë të jetë fytyra juaj dhe mendoj se kjo është gjëja më e mirë’, u shpreh ai gjatë fjalës së tij.

Kreu demokrat deklaroi ne takimin e organizuar nga të rinjtë dhe të rejat, se “Edi Rama është arrogant i lindur, i urren të rinjtë dhe prandaj ata duhet që të votojmë për ta lënë atë në të shkuarën”.

‘Edi Rama është një arrogant i lindur dhe e ka në gjak, është problematik, vërtetë problematik.

Ai e di se të rinjtë e urrejnë arrogancën dhe nuk e pranojnë, e kështu ata nuk e pranojnë. Do që ai të largohen nga vendi.

Sot çdo i ri e re, duhet të votojë për la lënë Edi Ramën në të kaluarën’, theksoi kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në takimin e organizuar nga të rinjtë dhe lidhja demokratike e gruas, u shpreh se, rikthimi i Tik Tok, heqja e censurës ndaj këtij rrjeti social do të jetë vendim i menjëhershëm pas fitores në 11 maj. Sipas Berishës, censura e fjalës është hapi i parë drejt diktaturës.

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA ME TE RINJTE E ‘BRAIN GAIN’, LDGSH DHE FRPD

Së pari, urime për këtë ditë të rëndësishme, që kurorëzon sakrificat dhe tregon çdo arritje dhe në bazë të gjithçkaje është sakrifica e njeriut, duken ëndërrat, ambiciet tuaja, synimet tuaja se çfarë dëshironi të realizoni.

Dua të ju falënderoj edhe njëherë presidencën për praninë e tyre këtu në mbështetje të PD, dhe të ju falënderoj të gjithë juve, departamentin për të rinjtë dhe FRPD-në për punën e tyre të shkëlqyer.

Është një kontribut i rëndësishëm që i është sjellë PD-së dhe Shqipërisë.

Tani ne jemi në fushatë zgjedhore dhe kam folur me drejtuesit, dhe e kuptojmë se fytyra e fushatës tonë, të jetë fytyra juaj, shëmbëlltyra e fushatës tonë të jetë fytyra juaj dhe mendoj se kjo është gjëja më e mirë.

Kjo të jetë shëmbëlltyra më e mirë e cila duhet të përhapet në mbarë vendin.

Puna më intensive gjatë këtyre 40 ditëve, do të bëhet prej kush, sepse dinamizmi, dinamika juaj është jetësore dhe do të tregojë shëmbëlltyrën e vërtetë të PD.

Në këtë fushatë, ka 58 kandidatë nën moshën 40 vjeç. Kjo është mosha e pranueshme për ta quajtur dikë të ri.

Ne do të jemi të angazhuar ndaj një politike, e cila do të kthejë të rinjtë shqiptarë, kudo që ndodhen, kudo ku punojnë në botë, dhe po të shikosh sot në mbarë botën më të famshmit mes shqiptarëve janë të rinjtë.

Le të marrim Mira Muratin. Ajo është magjistarja e inteligjencës artificiale dhe Dua Lipa, ndoshta është zëri më i bukur sot në skenën botërore.

Jam mirënjohës dhe jam i prekur në punën që ka bërë Andi dhe kolegët e tij, kanë punuar në vende të ndryshme dhe kanë arritur të tregojnë praninë e përhershme në jetën e PD-së dhe Shqipërisë.

Ata janë një simbol i atdhedashurisë, sepse ata kanë punët e tyre, jetën e tyre, por ata kanë kaluar shumë kohë dhe janë angazhuar me PD-në, njësoj sikur të ishin në Shqipëri.

Ideja e kthimit të trurit, u diktua prej largimit të trurit.

Ne u përballëm me një largim, një eksod të madh gjatë viteve të fundit. Në këtë kontekst për ne kthimi i shqiptarëve na e ka bërë më të vështirë komunikimi me ta, është i një rëndësie të veçantë.

Në vitet 2005-2013, kur filluam administratën kishim gjithsej 1.5 përqind të punësuar që kishin përfunduar jashtë Shqipërisë dhe kur përfunduam projektin e kthimit të trurit e mbaruam me 21 përqind në administratë.

Më tepër se 50 përqind e tyre iu shtuan stafit akademik të universiteteve, shqiptarë që vinin nga vende të ndryshme.

Më pas ata u zëvendësuan nga militantë dhe patronazhistë, meqenëse ishin shumë të angazhuar me dijet e tyre. Njoh shumë prej tyre të cilët kanë ikur dhe punojnë në  vende të tjera.

Por ne nuk duhet të shkurajohemi, por të punojmë që gjërat të shkojnë më mirë. Ajo që departamenti tregoi, duke punuar si opozitë punoi shumë më mirë për tu afruar pranë të rinjve dhe ka meritën e padiskutueshme që është afruar me të rinjtë.

Këta të rinj do të jenë pjesë substanciale e administratës së ardhshme.

Do të jenë pjesë substanciale e qeverisjes tonë dhe ne kemi shumë nevojë për kontributin e të rinjve. Ai kontribut është jetik.

Misioni nuk mund të realizohet pa energjinë dhe ëndërrat tuaja. Dhe ëndërrat tuaja do ti japin të ardhmen këtij vendi.

Së bashku me Besartin ne kemi folur shumë për programin dhe së bashku me ju, ai ka hartuar një program shumë të mirë, prandaj ne do të bëjmë më të mirën që çdo i ri në Shqipëri të ketë mundësi për të marrë bursa, të diplomohen në mënyrë që të fitojnë një vend pune.

Por jo vetëm kaq.

Ne do mundësojmë kredi të buta për çdo çift të ri, për banesë. E di se çmimet sot janë shumë të larta dhe duket se banesa është mollë e ndaluar, megjithatë ne do të ofrojmë mundësi reale për ju, me mbështetje financiare dhe kredi të buta.

Ne do të bëjmë gjithçka që politika e fëmijës së tretë, të jetë mbështetje që për fëmijën e tretë shteti të japë mbështetjen e tij deri në moshën 23 vjeçe.

Çdo i ri, apo çdo emigrant do të trajtohet pa dallime nëse do të vijë për të investuar në Shqipëri, nuk do të taksohet për 5 vite. Ne do të punojmë që ti rikthejmë në Shqipëri.

Kundërshtarët tanë kanë kopjuar programin tonë, por ata janë gënjeshtarë dhe të korruptuar dhe në këtë mënyrë e trajtojnë programin.

Kanë 12 vite në pushtet dhe nuk kanë ofruar asgjë tjetër veç se kanë dëbuar të rinjtë nga vendi.

Edi Rama është një arrogant i lindur dhe e ka në gjak, është problematik, vërtetë problematik.

Ai e di se të rinjtë e urrejnë arrogancën dhe nuk e pranojnë, e kështu ata nuk e pranojnë. Do që ai të largohen nga vendi.

Sot çdo i ri e re, duhet të votojë për la lënë Edi Ramën në të kaluarën.

Një prej vendimeve të para do të jetë hapja e Tik Tok, sepse duke mbyllur Tik Tokun ai u kthye te etërit e tij.

Të nderuar zonja e zotërinj, ky person 2 metra i gjatë, me atlete që duhet piktor dhe sportist në arenën ndërkombëtare, është djali i babit të tij i cili në 10 gusht 1988, firmosi varjen e poetit disident Havzi Nela. Në atë mbledhje të presidiumit u mor ky vendim, dhe ai ishte i pari pas diktatorit që e nënshkroi këtë. Pse? Sepse ai nuk i pranonte vjershat kundër regjimit, sepse ato ishin vjersha për lirinë e fjalës.

Ai kërkonte që era e ndryshimit të vinte dhe në vendin tonë, e kërkonte edhe lirinë e shprehjes.

Meqenëse fjala e tij kërcënonte pushtetin e tyre, ata e varën poetin. Megjithatë djali nuk mund të jetë përgjegjës për veprat e babait, por ai duhet të kërkojë falje për dënuar atë që ka bërë babai i tij.

Edi Rama nuk e ka bërë kurrë këtë, përkundrazi ai ka thënë se; babai im ishte në anën e duhur të historisë.

Pra ai ka një marrëdhënie të vështirë me të rinjtë.

Vendimi i parë do të jetë hapja e Tik Tok sepse, duke goditur këtë platformë për qëllime censure të gjithë duhet ta dinë se, çdo diktaturë fillon me censurën.

Kur ti nuk e duron atë që duron kundërshtari atëherë ke një problem me veten.

Edhe njëherë ju përgëzoj dhe shpreh vlerësimin e thellë për kontributin e çmuar që keni dhënë.

Faleminderit shumë!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama është padrino, ka vendosur kodin e mafias, omertan për çdo lloj ballafaqimi në televizion

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar …