Senatori amerikan kërkon zgjedhje të lira: Demokracia në Shqipëri e rrezikuar!

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është takuar në ShBA me senatorin amerikan republikan, Mike Lee.

Në postimin e tij në Facebook, Mediu thekson se biseda me senatorin Lee është ndalur te krimi i organizuar dhe mosrespektimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, janë kërcënimi më i madh për çdo demokraci dhe për Shqipërinë.

Postimi

🇺🇸🇦🇱Në takim me Senatori Mike Lee

🔹Ai theksoj se problemet që vijnë nga korruspsioni, krimi i organizuar dhe mosrespektimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme janë kërcënimi më i madh për cdo demokraci dhe për Shqipërinë.

🔹Respektimi i Kushtetutës është detyrim për cdo politikan dhe qytetar dhe drejtësia nuk mund të përdoret si armë kundër opozitës për qëllime politike.

🔹Adninistrata Amerikane do jetë në krah të Shqipërisë si vënd anëtar i NATOs dhe si e tillë Shqipëria duhet të plotësojë detyrimet e saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme në 11 Maj duke mos lejuar që krimi dhe korrupsiini të blejnë votat dhe intimidojnë votuesit.

About Redaksia

Check Also

Përplasja e Ramës me ndërkombëtarët për farsën e 11 majit dhe reagimi i Berishës

Pyetje: Doktor, ju po bëni cdo ditë denoncime, dhe nëjri prej tyre ishte ditëne  sotme. …