Bujqësia e rrënuar në 12 vite qeverisje të Ramës
Gazmend Bardhi, drejtuesi i Qarkut Fier për zgjedhjet e 11 Majit, mori pjesë në prezantimin e kandidatëve të PD-së në Ballagat.
Fermerët e zonës janë lënë në harresë nga kjo qeveri! Subvencionet shkojnë tek të lidhurit me pushtetin, ndërsa bujqësia po shkatërrohet.
Ne, ekipi i PD-së, kemi një plan të qartë për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie:
-Subvencione të drejta për çdo njësi prodhimi nga 0.5% në 3% të shpenzimeve buxhetore.
-Identifikim i çdo fermeri me NIPT përmes kartës së identitetit.
-Barazim i TVSH-së për të ndalur diskriminimin.
-Investime serioze në infrastrukturën bujqësore.
Është koha për një qeveri që punon për fermerët, jo për klientët e saj! Më 11 maj, bashkë për ndryshimin.