Gjekmarkaj: Shqiptarët nuk mashtrohen më! Ne do t’ia dalim!

Mbrëmjen e sotme, Partia Demokratike ka prezantuar kandidatët e saj Lindita Metaliaj dhe Gjin Gjoni në Kolsh.

Drejtuesi politik i PD për Qarkun Lezhë, Agron Gjekmarkaj, në postimin e tij në Facebook, thekson se shqiptarët nuk do të mashtrohen më nga propaganda dhe premtimet e narkoqeverisë së Edi Ramës, e cila në 12 vite nuk kanë lënë asnjë gjurmë pozitive dhe tani përdorin premtime boshe për vota.

Postimi i plotë

Këtë mbrëmje, para banorëve të Kolshit, PD prezantoi kandidatët fitues, Lindita Metaliaj dhe Gjin Gjoni ✌️✌️

Si shumë fshatra të Shqipërisë edhe në këtë njësi, shumë zona janë lënë pas dore, pa investime dhe mbështetje. Edhe aty ku janë bërë investime, mungesa e cilësisë është e dukshme, si rasti i Lalmit, ku shtyllat elektrike ndodhen në mes të asfaltit, duke rrezikuar jetën e banorëve dhe drejtuesve të mjeteve.

Fshati po humb rolin e tij në zhvillimin e vendit për shkak të keqqeverisjes, e cila ka shkatërruar bujqësinë, blegtorinë dhe sektorët jetikë. Arsimi ka pësuar rënie të ndjeshme në cilësi, me klasa kolektive që reflektojnë degradimin e sistemit.

Nuk mund të qëndrojmë duarkryq! Për 12 vite nuk kanë lënë asnjë gjurmë pozitive dhe tani përdorin premtime boshe për vota. Shqiptarët nuk mashtrohen më!

Vota e emigrantëve është jetike. Ata janë larguar nga padrejtësitë e këtij pushteti dhe duhet të angazhohen për të sjellë ndryshimin. Ky regjim, për të mbajtur pushtetin, ka përdorur dhunë, korrupsion dhe manipulime zgjedhore.

Programi emergjent i PD-së garanton zhvillim të barabartë për të gjithë:

✅ Pension minimal 200 euro

✅ Minimum jetik 200 euro

✅ Rrogë minimale 500 euro

✅ Rrogë mesatare 1200 euro

✅ 160 milionë euro mbështetje për bujqësinë

✅ Rrogat më të larta në rajon për mësuesit, pedagogët dhe mjekët

Rrotacion! Ndryshim!

Luftë korrupsionit dhe kriminalitetit!

Ne mundemi! Ne do t’ia dalim! Fitore! ✌️

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …