Drejtuesi i PD për Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi deklaroi sot se kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të jetë kryeministri i vendit pas zgjedhjeve 11 majit. Këlliçi u shpreh se, Edi Rama është duke e humbur rrugë e fitorës dhe se këtë e kanë bërë rezultatet e sondazheve.
I pranishëm në një takim me banorët e zonës së Bregut të lumit dhe anëtarët e degës nr. 9 në Tiranë, Këlliçi tha se PD-ja, korrupsionin ia ka lënë Edi Ramës.
Këlliçi u shpreh se fokusi i PD-së janë pagat dhe nevojat e qytetarëve.
Këlliçi shprehu bindjen se PD-ja do të mbajë premtimet ndaj të gjithë politikanëve që kanë shkelur mbi mundin e qytetarëve.
“Berisha kur e jep fjalën, ai e mban. Edi Rama e ka humbur. Drejt asaj rrugë është.
Këtë e kanë bërë sondazhet. Dhe do ta shohim në 11 maj.
Çdo ditë e heq diskutimin nga programi.
Ne jemi këtu për të folur për pagat dhe nevojat e qytetarëve.
Korrupsionin ia kemi lënë Edi Ramës.
Ju garantojmë se çdo shqetësim i juaji do të jetë pjesë e një task force.
Sali Berisha do të jetë kryeministri ynë pas datës 11 maj.
Bashkë me premtimet tona do të çojmë para ligjit të gjithë ata që kanë shkelur mundin dhe djersën tuaj”, tha Këlliçi.
Gazeta RD