Shehu: Korrupsioni ka gërryer institucionet tona! Salmonela e rrezikshme për jetën e njeriut

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka folur për ushqimet e kontaminuara në vendin tonë. Shehu tha se është shkatërruar siguria ushqimore në vend. Ai shtoi se salmonela është e rrezikshme për jetën e njeriut. Shehu thekson se sistemi i shëndetësisë sot është me parullën “paguaj ose vdis”.

“Është shkatërruar siguria ushqimore. Kjo lidhet me korrupsionin, që përfshin qeverinë dhe shtetin. Së dyti, lidhet me patronazhistët, që janë të paaftë dhe mosserioziteti i punës. Ne kemi cilësinë më të ulët medikamenteve dhe ushqimet janë ndër më të lartat në Europë. Për cilësi më të ulët të ilaçeve dhe ushqimeve, kemi çmimet më të larta.

Salmonela është e rrezikshme deri me jetën e njeriut. Simptomat janë temperaturat e larta, gjendet e rënda toksike, të fikëti, nis dehedradimi i thellë, që mund të japë edhe shok toksik. Nuk ekziston siguria ushqimore në Shqipëri. Sistemi i kontrollit ushqimor duhet t’i kalojë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Bujqësisë. AKU duhet të kalojë pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

Duhen realizuar kontrolle të vërteta. Korrupsioni ka gërryer institucionet tona. PS ia hapi rrugën medikamenteve të skaduara. PS përzuri shoqëritë më serioze të farmacive. Sistemi i shëndetësisë sot është me parullën “paguaj ose vdis”, tha Shehu.

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …