Në një postim në Facebook, Lela ka ironizuar luksin e udhëheqësve të NATO-s, duke ndalur vëmendjen te ora e shtrenjtë e kryeministrit shqiptar.
Deklarata ka ndezur reagime të shumta në rrjet, ndërsa opozita e ka quajtur këtë një tjetër skandal që tregon pasurimin e pashpjegueshëm të zyrtarëve të lartë në kurriz të qytetarëve. “Ndërsa shqiptarët përballen me varfëri dhe krizë ekonomike, Rama shfaqet me një aksesor që nuk mund ta përballojë asnjë lider i rajonit,” – thuhet në reagimin e Partisë Demokratike.
“A është kjo një dhuratë nga oligarkët? Apo një tregues i pastër i korrupsionit që ka kapur qeverinë?” – pyet Lela në postimin e tij.
Kjo nuk është hera e parë që kryeministri Rama vihet në qendër të akuzave për stilin e tij të jetesës dhe përdorimin e luksit, ndërkohë që shqiptarët përballen me vështirësi ekonomike.