Tërmeti i shkatërroi shtëpinë/ Kryefamiljari-Berishës: S’më japin dëmshpërblim se jam demokrat!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka vizituar një familje në Durrës, shtëpia e të cilit është dëmtuar nga tërmeti i nëntorit të 2019, dhe ende e sot nuk kanë marrë dëmshpërblim nga bashkia, pavarësisht se gjyqin e kanë fituar.

Gjatë bashkëbisedimit me krye demokratin, kryefamiljari është ankuar se nuk e dëmshpërblejnë, ndërsa tregon kushtet në të cilat është I detyruar të qëndrojë së bashku me familjen.

“I kam hedhur në gjyq, kam fituar edhe gjyqin, dhe nuk më dëmshpërblen Bashkia e Durrësit. I gjithë uji që bie jashtë, futet brenda. Këtu flemë si familje. Ngaqë jam demokrat s’ma kanë bërë shtëpinë’, u shpreh kryefamiljari në Durrës, teksa i tregonte gjendjen e banesës kreut të PD.

Një tjetër qytetar në Durrës ka treguar se si paratë e dëmshpërblimit për fatkeqësinë e tërmetit, u janë shpërndarë personale të lidhur me socialistët, ndërsa ata nuk kanë përfituar asgjë, për shkak se janë demokratë.

“Kam shkuar edhe unë te bashkia e sa kemi thënë që jemi demokrat, edhe unë jam me qira e më kanë thënë s’je demokrat e s’ta japim, ndryshe ta prishim. Ndërsa këtij ka vila këtu, kanë marrë para 20-30 mln lekë për tërmetin e këtij i kanë thënë që lekët t’i kanë marrë të tjerët. Ngaqë është i varfër”, theksoi qytetari.

Ndër të tjera ai tregon se si I ka dhënë 200 mijë lekë ëtë vetra inspektori për të përfituar dëmshpërblimin.

‘Kam dhënë lekë unë 200 mijë lekë, ia kam dhënë inspektorit. Të tjerët kanë nga 5-6 vila dhe lekët i marrin këtë që janë në pushtet dhe jo fukarenjtë”, u shpreh ndër të tjera qytetari.

About Redaksia

Check Also

Pas tubimit para Kryeministrisë, studentët dhe pedagogët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

Protesta studentore në Tiranë vijon për të nëntën ditë radhazi, ndërsa studentë, të rinj, pedagogë …