Kryetarja e PD Shkodër, Eliona Kodra Shkreli tha se, sot më 2 prill, përkujtojmë një ngjarje shumë të rëndësishme jo vetëm për Shkodrën, por edhe për Shqipërinë.
Ky është një moment i shenjtë ku ne nderojmë dëshmorët e demokracisë, të cilët dha jetën për lirinë dhe për të drejtat e qytetarëve. Sikurse çdo vit, edhe këtë vit do të organizohet ceremonia përkujtimore nga Partia Demokratike, ku i pranishëm do të jetë lideri i opozitës, Sali Berisha.
“Më lejoni, para se të kalojmë te biseda, ju e përmendët edhe në fillim të hapjes suaj për 2 prillin.
Në fakt, sot është një ngjarje shumë e rëndësishme jo vetëm për Shkodrën, por edhe për Shqipërinë.
2 prilli është një ditë ku ne kujtojmë dëshmorët e demokracisë, ku, sikurse çdo vit, edhe këtë vit do të organizohet ceremonia përkujtimore nga PD, ku i pranishëm do të jetë edhe lideri i opozitës, Sali Berisha.
Do doja ta shfrytëzoja këtë dalje time sot për t’u bërë thirrje të gjithë simpatizantëve të PD, qytetarëve të PD, apo anëtarëve që të bëhemi pjesë, sikurse çdo vit, të jemi pranë monumentit të 2 prillit dhe të marim pjesë në këtë ceremoni përkujtimore që do të zhvillohet në orën 11.
Çështja tashmë ka kaluar në SPAK, siç e ndoqëm edhe materialin, banorët kanë protestuar prej disa ditësh duke kundërshtuar praninë e ndërtimit të një resorti atje.
Banorët pretendojnë se kanë dokumentacion të rregullt dhe dy vendime gjyqësore, një të vitit 1996 dhe një të vitit 2008, por besoj se ju do keni edhe një banor që do e sqarojë këtë çështje.
Kemi edhe një banor tjetër që pretendon se ka dokumente të rregullta për pronësinë e kësaj toke. Në këtë pikë, duhet të jetë gjykata ajo që duhet të bëjë hetimin, sikurse do të ndodhë nga ana e SPAK, për të parë si janë marrë lejet e pronësisë, çertifikatat e pronësisë, sikurse personi që pretendon zotërimin, Zoti Shpellza, dhe edhe pretendimet e banorëve se e kanë tokën të trashëguar me dy vendime gjykatash për pronësinë e tokës atje”, tha Shkreli nga studioja e “Kafe Shqeto” në Syrit TV.