Bardh Spahia: Qeveria përdor kriminelët e 2 prillit për të sulmuar opozitën!

Bardh Spahia, në një prononcim për mediat jashtë dyerve të SPAK, u shpreh se mendimet e tij shkojnë për ata katër të rinjtë që humbën jetën në qytetin e Shkodrës, duke kërkuar mbrojtjen e votës së lirë, 34 vjet më parë.

Ai shtoi se mendimet e tij shkojnë sot për familjarët e 2 prillit, për familjarët e 100 të plagosurve dhe për tërë popullin e Shkodrës, duke përkujtuar një prej datave më të rëndësishme për qytetin. Spahia theksoi se, pavarësisht se nuk mundi të ishte prezent për të përkujtuar këtë ditë në Shkodër, ai ishte i angazhuar në SPAK për çështje të tjera.

“Mendimet e mia shkojnë për ata katër të rinjtë që humbën jetën në qytetin e Shkodrës, duke kërkuar mbrojtjen e votës së lirë, 34 vjet më parë, për familjarët e 2 prillit, për familjarët e 100 të plagosurve dhe për tërë popullin e Shkodrës, duke përkujtuar një prej datave më të rëndësishme për popullin shkodran.

Sot nuk munda të jem prezent për ta përkujtuar në Shkodër, edhe pse isha një ish-pjesëmarrës në atë protestë, por mu desh të isha në SPAK.

Për fat të keq, edhe një herë shqiptarët kërkojnë mbrojtjen e votës së tyre dhe shkëputjen e krimit nga shteti, i cili ka kapur çdo zyrë të tij. Po atyre kriminelëve të 2 prillit, sot drejtojnë qeverinë.

Sot shqiptarët po kërkojnë mbrojtjen e votës së lirë, mbrojtjen e vetes së tyre dhe shkëputjen e krimit nga shteti që sot ka kapur gjithçka.

Kjo e sotmja ishte një formalitet i Gjykatës për ta dërguar çështjen time në gjykim. Sigurisht, unë nuk pranova gjykimin e shkurtuar, por kërkova gjykim normal, i bindur se  kjo është një padi e përgatitur në zyrat e PS-së, jo vetëm në Shkodër, por edhe në Tiranë, të cilët përdorin një person të dënuar për vjedhje e korrupsion, ndaj të cilit kontrolli i latë i shtetit ka bërë një lidhje dhe ka kërkuar shkarkimin e tij për abuzime. Sot, ky person përdoret për të ngritur padi ndaj meje”, tha Spahia.

About Redaksia

Check Also

Policia, spraj dhe piper drejt protestuesve, përfundon në ambulancë njëri prej tyre

Tensione janë shënuar gjatë protestës së zhvilluar sot para Kuvendit, ku policia ka përdorur spraj …