Bardhi: Dje ndamë emocione të fushës së blertë, nesër do jem pjesë e mbrojtjes së interesave në parlament

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Fierit ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me ish-futbollistë të qytetit të Lushnjes në një nga ambjentet sportive në Lushnje.

Bardhi shkruan se, dje ndamë emocione të fushës së blertë, nesër do jem pjesë e mbrojtjes së interesave si një zë i fuqishëm në parlament.

“Për kapitenin nr1️⃣

Në fushën e blertë aty ku zemra rreh fortë.

Në gjirin e mësuesve, kolegëve, mjeshtrave të futbollit lushnjarë ku prej të cilëve marr gjithmonë energji.

Dje ndamë emocione të fushës së blertë, nesër do jem pjesë e mbrojtjes së interesave si një zë i fuqishëm në parlament.

Dashuria për futbollin është e pashpjegueshme me fjalë – është një ndjenjë që duhet përjetuar qoftë duke luajtur në fushë, duke ndjekur ndeshjet nga tribuna apo duke festuar një fitore historike me miqtë. Futbolli do të mbetet gjithmonë një pasion i përjetshëm për ata që e duan me zemër.

Pafundësisht mirënjohës për miq, shokë e vëllezër!”, shkruan Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Seanca e fundit e Parlamentit/ Protestuesit, gati nesër me vezë

Teksa ka nisur marshimi protestuesit kanë lënë në bulevard një mesazh ku shkruajnë :27 korrik …