Edukimi sportiv i nxënësve do të jetë shtyllë kryesore e arsimit! Do mbështeten edhe sportet e tjera, jo vetëm futbolli

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në prezantimin e programit për sportin të ‘PD-Shqipëria Madhështore’ ka vënë theksin edhe tek edukimi sportiv i nxënësve në shkollë, që sipas tij do të jetë një shtyllë kryesore sistemit arsimor.

Berisha tha gjatë fjalës së tij, se qeveria do të mbështesë edhe sporte të tjera, e jo vetëm futbolli, edhe pse ky i fundit është më i famshmi ndër sportet.

“Partia Demokratike e konsideron sportin dhe edukimin të pandarë nga njëri-tjetri.

Edukimi sportiv i nxënësve, i të rinjve do të jetë shtyllë kryesore e sistemit tonë arsimor.

Është sot e njohur se çfarë rëndësie ka në suksesin, në rezultatin e individit, performanca e tij, përgatitja e tij psikologjike dhe fizike.

Të dyja këto të lidhura shumë me sportin.

Degët e sportit do të gjejnë mbështetje, stimuj, jo duke i shpallur kapitenë apo kolonelë me paleta, por duke u shpërblyer pa i militarizuar ata apo ato për të gjithë meritën që kanë.

Duke shprehur mirënjohjen për përfaqësimin e tyre për kombin, flamurin në gara dhe ndeshje ndërkombëtare.

Sigurisht që futbolli mbetet sporti më popullor.

Por kjo nuk do të thotë që të eklipsohen, të injorohen sportet e tjera dhe mbështetja për sportet e tjera.

Jo! Do vendoset një proporcion i pranueshëm dhe i drejtë në mbështetjen e qeverisë dhe ministrisë së sporteve ndaj formave të tjera të sportit përveç futbollit.

Shqipëria, pavarësisht vështirësive të saj, por ka arritur maja evropiane dhe botërore dhe ky është fakt i pamohueshëm jo në një, por në disa sporte të tjera.

Ndaj dhe ne i qëndrojmë mbështetjes së fuqishme dhe përjashtimit të mbështetjeve të njëanshme në financime dhe mbështetje të tjera për lloje të ndryshme të sportit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Arrestoni Ramën”, “Arrestoni Ballukun”/ Të rinjtë protestojnë te SPAK-u

Një tjetër grup protestuesish janë mbledhur para SPAK, ku kanë kërkuar që ky institucion të …