Berisha: Do ofrojmë shërbimin falas fermerëve me këshillat dhe udhëzimet që duhen

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një takimi me fermerët e Baldushkut tha se, ne do krijojmë një fond që t’iu mbrojë ju nga fatkeqësitë natyrore, t’u mbrojë ju nga stoku i prodhimit, për shkaqe të ndryshme që krijohen.

“Ne do krijojmë një fond që t’iu mbrojë ju nga fatkeqësitë natyrore, t’u mbrojë ju nga stoku i prodhimit, për shkaqe të ndryshme që krijohen. Dhe ky fond do të ketë çmimin bazë me të cilin ne do ju përgjigjemi fermerëve që ata të mos dalin, pavarësisht se si erdhi viti dhe se si erdhi moti, për shkaqe jo të tyre, por për shkaqe natyrore, për shkaqe më të mëdha.

Bujqësia nuk ka nëj shërbim ekstensioni. Nuk ka. I domosdoshëm. Nëpërmjet shkollimit dhe punësimit të specialistëve, ne do ofrojmë në mbarë vendin, shërbimin falas fermerëve me këshillat dhe udhëzimet që duhen”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gjykata liron 15 protestuesit, avokatja: Presion nga Policia dhe Ministri i Brendshëm ndaj qytetarëve

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 15 protestuesit e arrestuar gjatë protestës kombëtare të …