Berisha: Investime shumë serioze në sektorin e bujqësisë do të bëhen në teknologji

Lideri i opozitës, Sali Berisha, zhvilloi një takim të rëndësishëm me banorët në Baldushk, ku u shpreh i angazhuar për të sjellë një ndryshim të thellë në sektorin e bujqësisë, duke ofruar vizionin dhe planin e tij për zhvillimin ekonomik të vendit.

Gjatë këtij takimi, Berisha theksoi nevojën për të mbështetur bujqësinë dhe fermerët shqiptarë, duke propozuar investime të mëdha në sektorët kyç, si dhe mbjelljen e kulturave tradicionale dhe të qëndrueshme.

“Dixhitalizimi është i domosdoshëm për proceset bujqësore dhe në tërësi, teknikat digjitale do ti zbatojmë në mbarë vendin.

Investime shumë serioze do të bëhen në teknologji, do bëhen në mekanikën e shërbimeve bujqësore. Të ther në shpirt kur sheh tjetrin me parmendë. Parmenda ka 5 mijë vjet, që kur njeriu ka shkrirë hekurin, por nuk është kaq e rrallë, të themi.

Shteti nuk bëri përveç se një përpjekje të dikurshme, asnjë përpjekje tjetër për të lehtësuar blerjen e mjeteve të mekanikës bujqësore, aq të domosdoshme për fermerët.

Po kështu, investimet në industrinë përpunuese do të jenë, mbështetje të mëdha me kredi të buta. Synimi ynë është te rrisim prodhimet, sipas sektorëve nga 50 deri në 100%, brenda një mandati.

Ne përsëri i qëndrojmë profilit të frutikulturës që ndoqëm në vitet 2005-2013. Dmth ullirin, ne kishim në vitin 2005, 4 milionë e 200 mijë rrënjë ullinj. Sot janë mbi 12 milionë. Në vitin 2013 ne arritëm në 11 milionë e 200 mijë rrënjë ullinj, ne do shkojmë në 20 milionë dhe mund të shkojmë dhe më tutje.

Ulliri në çdo aspekt për shkak të jetëgjatësisë që ka, është investimi që u kalon jo një, por disa brezave, investim i qëndrueshëm.

Përveç kësaj ne i përmbahemi simulimit tjetër, të shegëve, arrorëve. Ne do bëjmë gjithçka të trefishojmë sipërfaqen e mbjellë me arrorë dhe shegë.

Do bëjmë gjithçka për bimët aromatike. Janë një pasuri shumë e madhe e jona, e injoruar. Ne filluam ta nxisim atë, pasi të gjitha janë mallra eksporti, por rënia e eurosh, shumica e këtyre sipërmarrjeve në të cilat punësohen me mijëra e mijëra vetë nga veri gjer në jug.

Shqipëria është e tëra e mbushur me bimë eterovajore dhe medicinale. Edhe ky është një drejtim i tretë mjaft i rëndësishëm që ne do ta stimulojmë. Të gjitha këto për zonat kodrinore, malore.

Ullinjtë kanë brezin e tyre, por do të ishte që kodrat nga Hani i Hotit, gjer në Mallakastër e Gjirokastër, kudo që janë t’i mbjellim me ullinj.

Zona të tjera të mbillen me lajthi, arra, gështenja. Kështu që ne besojmë në një afat kohor 4 vjeçar ne transformojmë bujqësinë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Premtimi i Berishës që shpëton Krujën: Brenda mandatit të parë rruga që lidh Krujën me Tiranën

Qytetar: Ne si qytetarë të Krujës duam diçka për Krujën personalisht, çfarë do të bëhet sepse …