Berisha: Përveç mbështetjes ndaj fermerëve, shërbimet do ofrohen si në një lagje qyteti

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me fermerët dhe banorët e zonës së Baldushkut në Tiranë u ka premtuar atyre mbështetje maksimale.

Berisha theksoi në fjalën e tij se, fermerët do të marrin të gjitha shërbimet, njësoj siç i merr një lagje qyteti.

“Në rast se ju, merrni këto 12 vite, numri i bagëtive ka pësuar rënien më të madhe ndonjëherë në histori. Prodhimi bujqësor këtë vit ka rënie të qartë, por prej 4-5 vitesh, në tregjet tona 80% të zarzavateve, frutave, prodhimeve tjera vijnë nga jashtë dhe nuk janë shqiptare më.

Me qindra dhe mijëra ferma kanë falimentuar për shkak të Ballkanit të Hapur që hap doganat, kryesisht për Serbinë. Serbia ka peshë, se Serbia është një vend me bujqësi fare të zhvilluar, me një bujqësi që janë investuar edhe gjatë diktaturës komuniste miliarda euro. Imagjinoni ju, Kosova ka sistem vaditjeje të njëjtë si Franca, pra një nga më të avancuarit, i instaluar ai gjatë Jugosllavisë së Titos. Kurse, këtu sistemi i vaditjes, e dini vetë si është.

E thashë këtë se, fermeri shqiptar me ndihmën e paktë, minimalen që ka patur, nuk mund të konkurrojë me fermerin që subvencionohet 5 euro krahasuar me shqiptarin që subvencionohet 1 euro nga kjo qeveri.

Ballkani i Hapur bëri që me qindra e mijëra ferma të mbyllen, të falimentojnë. Djemtë, vajzat që punonin të ikin. Pra, është krijuar një situatë shumë e vështirë.

Në qoftë se ju përmend rrugën. Unë e kam ndjekur dhe e ndjek vazhdimisht. Investimet në Shqipërinë e fshatrave, gjatë këtyre 12 viteve, kanë qenë absolutisht pothuaj inekzistente.

Ua them këtu, jo për ndonjë gjë, por kemi investuar.

Në Shqipërinë rurale në vitet 2005-2013 është investuar të paktën 50% më shumë se në të gjitha rrugët e Shqipërisë. por rrugët e fshatit nuk dukeshin. Nuk kanë vizibilitetin e rrugëve kombëtare.

Në ujësjellësa dhe kanalizime. Ne kemi patur dhe kemi një parim, të krijojmë infrastrukturën në zonat rurale njëlloj si në lagjet e qyteteve. Atëherë, e kam thënë shumë herë këtë. Dhe sot e përsëris me bindjen më të thellë. Ne i detyrohemi fermerëve, përveç mbështetjes së prodhimit të tyre, ne i detyrohemi t’i krijojmë atyre infrastrukturën e njëjtë, rrugët, ujësjsellësin, elektricitetin, shërbimet të nëj lagje të qytetit.

Tokën e punojnë ata vetë. Ne ndihmojmë me mjete, por pastaj çështje tjera i zgjidhim.

Në pra, angazhohemi për një transformim të infrastrukturës të Shqipërisë rurale dhe të fshatrave. Angazhohemi për të subvencionuar çdo njësi prodhimi”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Si dhe pse u vra Robert Kenedy, Trump publikon dosjen sekrete me 10 mijë faqe

Arkivi Kombëtar i SHBA-së ka publikuar mijëra faqe të dhënash në lidhje me vrasjen e …