Berisha: Shteti do përballojë 80% të interesit të kredive që do marrin fermerët për fermat e tyre

“Shteti do përballojë 80% të interesit të kredive që do marrin fermerët për fermat e tyre”. Ky është premtimi i bërë nga Berisha për fermerët e Baldushkut dhe të të gjithë Shqipërisë.

Berisha tha se, e tërë bujqësia shqiptare, që kontribuon 19% të prodhimit të brendshëm të vendit, merr vetëm 1% të kreditit banker dhe kjo është ndëshkuese për bujqësinë.

“Çdo fidan që mbillni dhe çdo kokë bagëti që mbani. Vendosja e subvencioneve direkte do të jetë absolutisht emergjencë, dhe këtë skemë do e praktikojmë menjëherë. Cila do të jetë masa e subvencionit?

Masa e subvencionit nuk do jetë sa Franca dhe Gjermania, por do jetë sa Kosova dhe Maqedonia, e cila sot është 5 herë më e madhe se sa në Shqipëri.

Po ta marrësh hollë, hollë është edhe më e madhe. Sepse këta për shembull kanë lënë këtë vit buxhetor 56 milionë euro. Por problemi është se, shumicën e shndërrojnë në rroga dhe shpenzime për administratën dhe nuk ua japin financim fermerëve për fidanët dhe për bagëtitë.

Ne do ta 5-fishojmë. Ne do të arrijmë në nivelin që ka Maqedonia, Kosova, që e kanë vendet përreth.

Së dyti. E tërë bujqësia shqiptare, që kontribuon 19% të prodhimit të brendshëm të vendit, merr vetëm 1% të kreditit bankar. Dhe kjo është ndëshkuese për bujqësinë.

Ne çfarë do bëjmë?

Do marrim përsipër zbutjen maksimale të kërkesave. Shteti do përballojë 80% të interesit të kredive që do marrin fermerët për fermat e tyre. Dhe kjo, e gjykoj të domosdoshme. Do jetë kjo nga Banka e Zhvillimit që do krijojmë më së shumti. Ju garantoj që ne do mbulojmë 80% të interesave të kredive që ju do merrni për serrat, për fermat, për fidanishtet, për bahçet, për bagëtitë dhe për të gjitha.

Ne do krijojmë një fond që t‘ju mbrojë ju nga fatkeqësitë natyrore, t’u mbrojë ju nga stoku i prodhimit, për shkaqe të ndryshme që krijohen. Dhe ky fond do të ketë çmimin bazë me të cilin ne do ju përgjigjemi fermerëve që ata të mos dalin, pavarësisht se si erdhi viti dhe se si erdhi moti, për shkaqe jo të tyre, por për shkaqe natyrore, për shkaqe më të mëdha.

Bujqësia nuk ka një shërbim ekstensioni. Nuk ka. I domosdoshëm. Nëpërmjet shkollimit dhe punësimit të specialistëve, ne do ofrojmë në mbarë vendin, shërbimin falas fermerëve me këshillat dhe udhëzimet që duhen”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Premtimi i Berishës që shpëton Krujën: Brenda mandatit të parë rruga që lidh Krujën me Tiranën

Qytetar: Ne si qytetarë të Krujës duam diçka për Krujën personalisht, çfarë do të bëhet sepse …