Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bisedës me banorët dhe simpatizantët e degës numër 2 në Tiranë është shprehur se, biznesi do të çlirohet nga barra e madhe fiskale.
Berisha tha se, ne do çlirojmë bizneset nga barra e madhe fiskale, se ne besojmë se paratë në kontot e bizneseve janë më të vlefshme se në llogaritë e qeverisë.
“Ne e ndryshojmë në mënyrë të shpejtë, emergjente. Ne vendosim minimumin jetik 200 euro. Absolutisht, 3 muajt e për të qeverisjes sonë.
Ne do japim Kartën e Konsumatorit. Për çdo pensionist, pensionet do të indeksohen me dyfishin. Fillimisht, do rriten me 20%. Kemi Kartën e Konsumatorit. Nuk mund të marrë pensionisti me të njëjtin çmim ilaçet që marrim ne tjerët me rroga të larta. Jo!
Atij do t’i kthehet TVSH-ja 450 euro në vit.
Do i kthehet rrogëultëve. Ne u japim dhe fëmijëve njëherë, në radhë të parë. Edhe fëmijëve. Do vejmë bonus për çdo fëmijë në rrogë. 70, 60 euro për të dytin.pagesë e plotë nga lindja gjer në 23 vjeç për të tretin.
Ne do çlirojmë bizneset nga barra e madhe fiskale, se ne besojmë se paratë në kontot e bizneseve janë më të vlefshme se në llogaritë e qeverisë. Në këtë mënyrë ata do të kenë mundësi, kursimet t’i investojnë, të krijojnë vende pune, të zgjerojnë biznesin.
Ne do bëjmë gjithçka që Shqipëria të prodhojë kudo, në çdo skaj të saj, në mënyrë që të mirat të shndërrohen në pasuri për qytetarët.
Një Shqipëri që prodhon është një Shqipëri që gëzon dhe begaton qytetarët e vet. Ne, do bëjmë gjithçka t’ua gjejmë pasuritë në Shqipëri dhe kudo që i kanë. Dhe absolutisht të gjitha do të shitën për t’ua kthyer paratë qytetarëve. Të gjitha do t ëëprdoren për politika sociale.
A e patë hotelin e 5D-ve, një hotel qelqi 20 katësh? Çfarë ndodhi?
Ato dy ditë, dy lajme ishin. Një vajzë që i thishte në telefon, se ky është i lali Erit, hoteli, dhe sigurisht i tiji ishte. Dhe një qytetar digjital që më shkruante se, aksioneri i hotelit është, Olsi Rama.
Hetohet dosja, çohet në gjykatë dhe lali Eri nuk merr asnjë akuzë për 5D, që është përgjegjësi absolut numër 1 për 5D. Pse? Se hoteli, 60 apo 70 milionë euro, më i largëti dhe më i madhi në Shqipëri është aksioner edhe klani mafioz Rama.
Këto konfiskohen. Këto të gjitha marrin përgjigjen ligjore dhe u kthehen qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.