Berisha: Pensionistë e kanë pëlqyer programin e PD dhe paketën e dhembshurisë!

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi gjatë një konference për mediat se, pensionistët e kanë mbështetur programin e Partisë Demokratike dhe refuzojnë qëndrimin cinik të Edi Ramës ndaj tyre.

Ai theksoi se pensionistët nuk kërkojnë asgjë më shumë se shpërblimin që meritojnë, ashtu siç ndodh në vende si Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Sipas tij, një pensionist në Shqipëri dikur merrte më shumë se në Bullgari dhe Rumani, por sot situata është përkeqësuar.

“Çfarë më rezulton nga kjo? Mua më rezulton se pensionistët e kanë pëlqyer programin e PD-së dhe pensionistët janë kundër, refuzojnë qëndrimin cinik të Edi Ramës ndaj tyre, mashtrimet e tij për humnerën, por edhe bonuset, dhurata me pikatore.

Pensionistët nuk duan gjë tjetër veç se shpërblimin që meritojnë, siç janë pensionistët në Kosovë, Maqedoni e Mal të zi. Një pensionist në Shqipëri  merrte më shumë se një pensionist në Bullgari e Rumani, që ishin anëtare të BE-së. Sot është rrokullisur.

Sot janë të fundit. Pse, sepse administrata nuk paguan sigurimet shoqërore. Sepse Edi Rama në mënyrën më të paimagjinueshme ndan 16 milionë euro nga 8 miliardë, për pensionistët.

Sigurisht që pensionistë kanë pëlqyer realisht paketën e dhembshurisë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i Spiropalit, thumbon Ramën/ “Zgjedhjet në Hungari, një provë për të gjithë ne, ekziston mundësia për ndryshim””

Elisa SPIROPALI Nëse Hungaria hyn në një fazë të re politike, ky nuk është thjesht …