Çmimet e naftës bien kudo në botë, në Shqipëri vetëm rritje!

Tronditja që pësuan bursat ndërkombëtare pas shpalljes nga presidenti Trump të tarifave të reja tregtare ka vijuar edhe këtë të premte.

Më i prekur duket se është tregu i hidrokarbureve, pasi rënia e çmimit të naftës në bursa ka vijuar edhe në 24 orët e fundit, duke kapur nivelin më të ulët që prej Prillit të vitit 2021.

Kështu, një fuçi naftë e papërpunuar në bursën e Teksasit shitet sot me rreth 62 Dollarë, nga 72 Dollarë që u shit më 2 Prill.

Të njëjtin trend ka ndjekur edhe bursa e Londrës ku një fuçi naftë u shit me afro 65 Dollarë nga 75 që ishte dy ditë më parë.

Këto janë çmimet për kontratat e lidhur për muajin Qershor, ndaj për të parë efektet e kësaj rënie në tregun e brendshëm ndoshta do të duhet të presim edhe disa javë.

Por nuk mund të themi që e njëjta gjë ndodh edhe në Shqipëri! Teksa bota ul çmimin, në Shqipëri, oligarkët e Ramës mbyllin sy e veshë dhe e mbajnë çmimin të pandryshuar.

Në rast se në tregjet ndërkombëtare do të ishte rritur çmimi i naftës, oligarkët e Ramës do kishin vepruar menjëherë për ta pasqyruar ndryshimin, ndryshe nga çfarë ndodh kur ulet.

Në pikat kryesore të tregtimit me pakicë si Gega Oil, Kastrati dhe Bolv Oil, nafta vijon të tregtohet me çmime të larta.

I gjithë ky abuzim ndodh sepse Edi Rama ja ka lënë Shqipërinë oligarkëve dhe askush nuk kontrrollon abuzimet me çmimet dhe cilësinë.

About Redaksia

Check Also

Popullorët Europë nuk pranojnë farsën e 11 majit: Zgjedhjet, jo të drejta, Partia në pushtet të përgjigjet

Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë të Partive Popullore Europiane (PPE), z. Patrick Voller, deklaroi se …