Këlliçi: Carlo, edhe frikacak, edhe skuth, edhe spiun, por edhe imbecil!

Drejtuesi politik i PD, Belind Këlliçi, ka reaguar në lidhje me një shkrim të Carlo Bollinos, pronar i Report Tv, ku ky i fundit pranonte lidhjen e tij me kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, pas përgjimeve nga qelia e burgut të Durrësit të publikuara në media.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi thekson se Carlo është frikacak, skuth, spiun, por edhe imbecil, pasi ka pranuar me dorën e tij autorësinë e “Kallëzimit” ndaj drejtuesit të PD për Qarkun Tiranë, të depozituar nga kamikazi presta nome Idajet Beqiri!’

Postimi

Carlo godet sërish! Edhe frikacak, edhe skuth, edhe spiun 5leksh, por edhe IMBECIL!

Sapo pranoi me dorën e tij autorësinë e “Kallëzimit” ndaj meje, të depozituar nga kamikazi presta nome Idajet Beqiri!!!

Autori faktik i atij “kallëzimi” është pikërisht ky që sot kërcënon me një kallëzim të dytë, ky që i dridhen duart dhe zëri në sallën e gjyqit, leçjani Carlo Bollino!

About Redaksia

Check Also

“Samiti Hagës, themelet e NATO-s së gjeneratës tjetër”!

Gjeneral ® Piro Ahmetaj Sytë/vëmendja e kancelarive, Institucioneve, Instituteve, medias dhe ekspertëve të sigurisë globale janë drejtuar …