Trump shkarkon drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së SHBA-së (NSA), gjenerali Timothy Haugh, u shkarkua mbrëmë.

Nuk është dhënë ndonjë arsye për shkarkimin e gjeneralit Timothy D. Haugh, por sipas mediave amerikane, aktivistja Laura Loomer kishte kërkuar shkarkimin në një takim të fundit me presidentin Donald Trump.

Haugh, i cili njëkohësisht drejtonte edhe Komandën Kibernetike të SHBA-së (U.S. Cyber Command), u shkarkua së bashku me zëvendësen e tij në NSA, Wendy Noble, e cila u transferua brenda Pentagonit në zyrën e nënsekretarit për çështjet e inteligjencës, shkruan newyorktimes.

About Redaksia

Check Also

6 deputetët nuk do të votonin as President nga LDK/ Deklarata e Vjosa Osmanit

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se dy nga 6 deputetët që refuzuan të …