Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatw njw takimi nw Malsiwn e madhe tha se, Ballkani i Hapur falimentoi fermerin shqiptar. Berisha tha se, ju premtoj fermerëve se në mënyrë absolute prodhimet e tyre sezonale do të mbrohen, dhe vetëm do të mbrohen.
“Malësia ka disa prodhime të cilësisë më të lartë botërore. Flora e kësaj treve jep prodhimet nga më mahnitëset, më ciëlsoret. Çfarë ndodhi me to, më thoshte përfaqësuesi i eksporteve të bimëve aromatike? U rrëzuan përtokë.
Dy gjëra: euro ra me 35%. Magazinat na i japin me qera stratosferike. Tani, u vendosën edhe tarifat, sepse eksporti ka qenë cilësor, ishte për SHBA-të. Tani, unë jam këtu për t’ju garantuar ju, se ky sektor që është një sektor jashtëzakonisht i rëndësishëm për ekonominë tonë. Shqipëria, nga Vermoshi në Pogon është e tëra e mbuluar nga bima aromatike eterovajore. Dhe ne do ta përmbarësojmë këtë njëlloj si ullirin dhe arrorët.
Do subvencionojmë fuqishëm për çdo degë, do firmosim marrëveshjen me SHBA-të. Ne, nuk do të lëmë asnjë tarifë, dhe jam i bindur se kjo politikë duke mos vendosur asnjë tarifë për mallrat e SHBA-ve, do bëjë që dhe ata të heqin tarifat për bimët mjekësore dhe për mallrat tonë në SHBA. Do e ngremë në këmbë këtë sektor.
Miqtë e mi, unë u ndala tek prodhimi. Fermeri shqiptar shkoi drejt falimentimit me shpejtësi këto 12 vite, sepse firmosën Ballkanin e Hapur, duke i thënë BE: mos e firmosni.
BE është hapësirë e tregtisë së lirë, por tregti me rregulla. Jo tregtisë që të falimentojë njërin për shkak të tjetrit. Në qoftë se Serbia ka subvencionuar fermerët e saj, minimumi 5 herë më shumë se sa Shqipëria.
Normal, që fermeri shqiptar nuk mund të shesë me atë çmim që shet fermeri serb. Dhe ky bënte mashtrimin e kamionit, se kamionit i duhet 1300 vjet në dogana. Marrëzira! E mbushi tregun me prodhime të Shumadisë, me prodhime të Taxhikistanit, sepse ata janë të lidhur në marrëveshje edhe me Rusinë dhe fermat tona falimentuan njëra pas tjetrës.
Ju premtoj fermerëve se në mënyrë absolute prodhimet e tyre sezonale do të mbrohen, dhe vetëm do të mbrohen.
Para dy ditësh, më mori në telefon një fermer i Pogradecit. Doktor, tha, ne mbaruam. Mua po më kalben 2 mijë ton patate. Në qoftë se ju nuk na jepni një mbrojtje sezonale, ne nuk duhet të mbjellim. Nuk ka vend që nuk jep mbrojtje sezonale, u them unë ju. Nuk e kemi shpikur ne mbrojtjen sezonale. Mbrojtje sezonale u jep çdo vend fermerëve. Ne do japim dhe do japim”, u shpreh Berisha.