90 ditë punë, angazhim, qytetari…

Nga Rezenbrik Serjani
Sekretar për Marredheniet me Publikun, PD Vlorë:

Përgjatë fushatës me Drejtuesin Politik të Partisë Demokratike për Qarkun Vlorë z.Bujar Leskaj

Brenda një periudhë 90 ditore (janar-prill) Drejtuesi Politik i Qarkut Vlore për Partinë Demokratike Bujar Leskaj ka arritur të mobilizojë strukturat e degëve të Partisë Demokratike dhe të zhvillojë takime të shumta me anëtarët, simpatizantët dhe banorët e të gjitha lagjeve, rajoneve të qytetit të Vlorës, njësitë administrative të Vlorës, Selenicës, Himarës, Sarandës, Konispolit e Delvinës.
Z. Leskaj ka zhvilluar mbi 90 takime të veçanta dhe ka takuar qindra qytetar, të cilët i dëgjon, takon dhe bisedon… Disa qindra qytetarë, anëtarë, simpatizantë të PD, por edhe qytetarë me bindje të tjera politike janë takuar me të, kanë shtrënguar duart, kanë “qarë hallet”, kanë folur hapur…

I)
Angazhimi intensiv në këtë fushatë daton qysh prej 6 janarit, e cila çelet me 34 vjetorin e Partisë Demokratike Dega Vlorë, ku z.Leskaj mes qindra demokratëve tëVlorës ka theksuar mesazhin se angazhimi në këtë fushatë zgjedhore është një mision, duke ftuar çdo demokrat e qytetar të Vlorës të bëhet pjesë e kësaj fushate qytetare. Jo vetëm në Vlorë, por z.Leskaj ka vazhduar takimet në Sarandë dhe Delvinë, për të celebruar e bërë bashkë demokratët e këtyre zonave, për 34 vjetorin respektiv të secilës degë.

II)
Mbledhjet e Kryesisë së Degëve Vlorë, Himarë, Selenicë, Sarandë, Delvinë, Konsipol, Finiq, kanë qenë pjesë e punës organizative të z.Leskaj, si një përgatitje paraprake që ka zhvilluar qysh prej janarit për të ndarë detyrat dhe përcaktuar objektivat për secilën degë të Partisë Demokratike në Qark.

III)
Grupi i punës, si një grup me funksion tranzitor, nga përgatitjet paraprake të fushatës deri në çeljen zyrtare të saj, ka qenë gjithashtu fokusi i Drejtuesit Politik Bujar Leskaj, ku mbledhjet e këtij grupi kanë qenë prezente në të gjithë territorin e Qarkut Vlorë, me fokus mbarëvajtjen dhe ecurinë e punës para dhe gjatë fushatës. Mbledhjet e Grupeve të Punës kanë qenë të pranishme në çdo degë të Partisë Demokratike në të gjithë Qarkun e Vlorës.

IV)
Edhe takimet në Diasporë, me komunitete vlonjatësh, kryesisht në Greqi dhe Itali, kanë pasur vëmendjen e Drejtuesit Politik Bujar Leskaj, ku vota e diasporës ka qenë e rëndësishme dhe theks në takimet dhe mbledhjet organizative të kësaj periudhe.

V)
Takimet me struktura të Partisë Demokratike në të pesta Rajonet e qytetit të Vlorës, dhe në njësitë administrative, si fillim përgatitor për fushatën; takimet me Lidhjen Demokratike të Gruas Vlorë, Forumin Rinor të Partisë Demokratike dhe ish-të përndjekurit kanë qenë pjese integrale e takimeve të Drejtuesit Politik Bujar Leskaj.

VI)
Përveç angazhimit në terren, z.Leskaj ka qenë i pranishëm në të gjitha seancat plenare në Kuvendin e Shqipërisë.Në secilën seancë nuk kanë munguar diskutimet e tij konstruktive, të mbështetura në fakte, analiza e argumenta, jo vetëm për temën e ditës, por shumë herë diskutimet e tij u janë kushtuar problemtikave të Vlorës e Selenicës, figurave e datave të rëndësishme historike, duke pasqyruar një model të denjë të përfaqësimit dhe qytetarisë.

Denoncimet ndaj monumenteve të korrupsionit në Vlorë, të sektit Rama, duke qenë në krah të interesit qytetar.

Pavarësisht intensitetit të takimeve dhe fushatës së tij, zoti Leskaj, për asnjë çast nuk është shkëputur edhe nga publicistika dhe shkrimi i artikujve problemorë për ekonominë, arsimin, figurat e shquara të Vlorës e Shqipërisë të publikuara në shtypin e përditshëm.

VII)
z.Leskaj në çdo takim me demokrat e banor të Vlorës e Selenicës, në njësitë administrative të tyre ka dëgjuar problematikat e zonës, vërejtje, sugjerime e këshillime, duke e pasur një armë të fortë dëgjesën qytetare, e cila e ndihmon në ecurinë, përmirësimin e punës, si udhërrëfyes në punën dhe angazhimin e tij politik gjatë kësaj periudhe.

VII)
Ajo qe është evidente në punën e z.Leskaj gjatë kësaj periudhe, është natyra e tij e hapur ndaj intelektualëve dhe shoqërisë civile, me të cilët z.Leskaj organizon takime të shumta, ku konsultohet e këshillohet me intelektual të mirëfilltë të të gjitha fushave.

VIII)
Një element i fortë me të cilën karakterizohet fushata e z.Leskaj është shpërndarja e librave në pothujase çdo takim, sidomos kur takimet janë me tematika sociale apo me të rinjtë. Edhe gjatë muajit mars, dy aktivitetet simbol të ketij muaji, 7 dhe 8 marsi, aktivitetet ishin të orgnizuara mbi këtë motiv, shpërndarja e librave ndaj mësuesve dhe data 8 mars ju kushtua figurës së intelektuales vlonjate zj.Vilhelme Vranari Haxhiraj, ku u promovua botimi i saj i fundit.

Edhe në Drashovic, z.Leskaj ka marrë pjesë në një promovim libri, apo edhe në promovimin e Enciklopedisë së zj.Irini Asqeri.

Janë disa qindra libra, me autor zotin Leskaj, por edhe personalitete të mendimit kritik shqiptar, historianë, ekonomistë e personalitete të tjera, të cilat janë dhuruar tek pjesëmarrësit në takime.

IX)
Mbas publikimit të listave të kandidatëve për deputet, në Vlorë, si qendër Qarku është zhvilluar takimi i madh i prezantimit të të gjithë kandidatëve, si një fillim i mbarë i fushatës në Vlorë.

Nën drejtimin e Drejtuesit Politik Leskaj, janë prezantuar të gjithë kandidatët e Qarkut Vlorë, në secilën prej Bashkive të këtij Qarku, sipas zonave respektive që do mbulojë secili prej kandidatëve. Kjo përbën në thelb çeljen e fushatës për secilin prej kandidatëve në zonat e tyre të përfaqësimit.

X)
Në çdo prezantim të kandidatëve, paraqitja e programit të Partisë Demokratike ka zënë një pikë të rëndësishme, si një program gjithëpërfshirës, ku në qendër është qytetari, biznesi i vogël e i mesëm, fermeri, të rinjtë dhe familja shqiptare.

1)Lista e kandidatëve, listë e cila përfqëson çdo zonë e komunitet të Qarkut, me një ndërthurje personalitetesh,intelektualësh, pedagogësh, komunitetesh, të rinjsh;2) programi i Partisë Demokratike dhe 3)ndërtimi i një fushate qytetare, janë shtyllat mbi të cilat do mbështetet fitorja e Partisë Demokratike në Vlorë e mbarë Shqipërinë.

Ndryshe nga të tjerët dhe stofi i zakonshëm, me të cilin vishen politikanët shqiptarë z. Leskaj thotë në çdo takim se “Angazhohet të bëjë ato që thotë dhe të thotë ato që do të bëjë”, duke theksuar se si ai, edhe ekipi i PD do të jenë shërbestarë të vërtetë të shqiptarëve.

Lajmotivi i tij përgjatë 90 ditëve kanë qenë vargjet e Ali Asllanit, për Vlorën: “Vlorën edhe Vlorën, thelp e kam në zemër. Ditën e kam dritë, natën e kam ëndërr”.

About Redaksia

Check Also

Pasaporta në Bruksel, tigani në Tiranë

Nga Lutfi DERVISHI Imagjino një vend… Ku rubineti s’të sheh me përçmim, por të ofron ujë …