Drejtuesi politik i PD për qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, në një postim në Facebook shkruan se, Belinda Balluku po bën ç’mos që të imponojë rizgjedhjen e Jonaid Myzyrit në krye të Komisionit të Prokurimeve Publike, pavarësisht se mandati i tij përfundon në muajin korrik.
Bardhi thekson se, Myzyri është i përfshirë në disa skandale të mëdha korruptive, përfshirë favorizimin e kontratave multimilionëshe për kompaninë Alko-Impex, të cilat janë aktualisht objekt hetimi nga SPAK.
Reagimi i Bardhit
Belinda Balluku po bën ç’mos që të imponojë rizgjedhjen e Jonaid Myzyrit në krye të Komisionit të Prokurimeve Publike pas dy muajsh dhe pse Myzyrit i përfundon mandati në korrik.
Jonaid Myzyri është i implikuar jo vetëm me favorizimet multimilionëshe të Alko-Impex të cilat po hetoen nga SPAK, por ai është dhe tërthorazi financues i fushatës së Ballukut dhe blerjes së votave pasi firmos fitoren e kompanive të sugjeruara nga Balluku që më pas këto kompani të punojnë në Fier për blerje votash. Por harrojnë që nuk kanë kohë e mundësi, SPAK po u troket në derë!