Eurodeputeti Fredi Beleri ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Evropaine për rishikimin e arrestimit të tij në 12 maj 2023.
Beleri theksoi se ky vendim është një lajm i mirë, për ata qytetarë si shqiptarë ashtu dhe ‘minoritarë’, që kërkojnë integrimin e Shqipërisë në BE.
Ai e quajti të paligjshëm arrestimin e tij dy ditë përpara zgjedhjeve, pasi qeveria e Edi Ramës i mohoi vullnetin shumicës të qytetarëve të Bashkisë Himarë.
“Vendimi paraprak i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, me të cilin ankimi im kundër paraburgimit tim të paligjshëm, dy ditë para zgjedhjeve bashkiake në Himarë, gjykohet i vlefshëm në parim, është një shfajësim i parë, por në të njëjtën kohë dhe një shfajësim i madh. Më në fund, drejtësi për ata që vazhdojnë të luftojnë për shtetin e së drejtës, institucionet demokratike dhe anëtarësimin e Shqipërisë, falënderoj avokatin tim, profesorin Nikos Alivizato, i cili me ekipin e tij e trajtoi çështjen sot, për të rimarrë atë që ne fituam në mënyrë demokratike”, tha Beleri. Syri.net-CNN.gr.